Analiza e Policise, drejtori Prençi dje ne Berat
Drejtori i Pergjithshem, Prençi, merr pjese ne analizen vjetore te Drejtorise se Policise se Qarkut Berat. Ai shoqerohej nga zevendesi i tij kryekomisar Ahmet Haxhiaj, perfaqesues nga Prokuroria e Beratit dhe Prefektura. Ne fjalen e tij Drejtori i Policise se Qarkut Berat, kryekomisar Shemsi Premçi beri nje permbledhje te shkurter te punes se bere nga strukturat e kesaj drejtorie. “Gjate periudhes 11-mujore, nga strukturat e kesaj drejtorie jane evidentuar 300 vepra te ndryshme penale dhe jane zbuluar 246 prej tyre, me force zbuluese 82 per qind. Nga keto vepra penale 82 jane evidentuar nga Sektori i Luftes Kunder Krimit te Organizuar dhe 218 vepra te tjera jane evidentuar nga komisariatet e policise. Krahasuar me vitin 2006, ne kete Qark ka 11 ngjarje kriminale me pak”, - theksoi Drejtori i Policise Qarkut Berat. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, kryekomisar Ahmet Prençi, theksoi se kjo drejtori ka rezultate shume te mira, si ne punen zbuluese, ashtu edhe ate parandaluese. “Qarku i Beratit ka nje ulje te ndjeshme te ngjarjeve qe kane te bejne me krime te renda dhe kjo vlen per t’u vleresuar. E them kete duke pare statistikat e viteve te kaluara, ku Berati flitej per ngjarje te renda me pare dhe tani eshte nje nga qytetet me te qeta ne Republike”, - tha Prençi. Sipas tij, prioritet i kesaj drejtorie duhet te jete zbulimi i krimeve te vjetra, ne menyre te veçante zbulimi i krimeve kunder personit. “Perveç te tjerave, duhet te orientohet me mire puna per dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive aktive dhe pasive te korrupsionit dhe shperdorimit te detyres. Per te arritur rezultate sa me te frytshme duhet edhe nje bashkepunim me i madh me prokurorine dhe pushtetin lokal. Gjithashtu, per te rritur besimin tek qytetaret duhet nje komunikim dhe bashkepunim i drejtperdrejt me ta. Mos i neglizhoni kerkesat dhe ankesat e tyre, por beni verifikimet per çdo rast, ne menyre qe ne te jemi sa me prane tyre”, - perfundoi Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit.
13 Dhjetor 2007