E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefan Çipa padit ne gjykate Agim Shehun per dem moral

Trazirat e vitit 1997 perballin ne gjykate per shpifje ish-drejtorin e Pergjithshem me ish-ministrin e Brendshem
Laureta Rryçi

Nese dje ishin epror-vartes, tani do te jene te barabarte perballe gjykates. Deputeti Stefan Çipa ka vendosur te padise gjeneralin Agim Shehu. Ajo qe i bashkonte, e kaluara e viteve 1997, duket se do te jete po ajo qe do te ndaje miqesine e tyre. Nje prej deklaratave publike te Shehut duket se e ka cenuar imazhin e Çipes. Kaq ka mjaftuar per deputetin qe te hartoje menjehere nje padi civile per shpifje ndaj ish-vartesit te tij. Tashme padia jo vetem eshte depozituar, por edhe u eshte nenshtruar procedurave te zakonshme, duke u hedhur ne short. Gjyqtarja Arjana Caco do ta gjykoje. Dje u zhvillua dhe seanca e pare gjyqesore per pajtimin mes paleve. Por asnjera nga palet nuk pranoi dhe procesi do te vijoje me procedurat e tjera.
Padia
Padite me personazhe te njohura tashme nuk jane me te pakta neper dyert e gjykatave. Personalitete te ndryshme, por kryesisht ato te politikes, shpesh padisin njeri-tjetrin per shpifje. Kesaj here kemi te bejme me padine e deputetit Stefan Çipa. Ky i fundit nuk e ka pritur mire deklaraten e gjeneralit te sapokthyer pas dhjete vitesh jashte Shqiperise. Me percaktimin e gjyqtares pritet qe fillimisht gjyqtarja te njihet me padine dhe me pas te percaktoje nje date per nisjen e procesit civil. Mesohet se bashke me padine, Çipa e ka percaktuar edhe demshperblimin qe kerkon nga Agim Shehu. Burime prane kesaj gjykate sqaruan se si shume per demshperblim eshte percaktuar 6 milione leke te rinj.
Deklarata
Sipas objekt-padise se Çipes, Agim Shehu ka shpifur publikisht duke pohuar urdhra te padhene ne emer te tij. “Ka deklaruar se i kam dhene urdher per te vrare njerez, apo se une i paskam marre para nga firmat piramidale”, thuhet ne padi. Sipas Çipes, mesojme se kjo deklarate eshte dhene ne daljen e pare publike qe beri pas kthimit gjenerali Agim Shehu. Teksa ishte i ftuar ne emisionin televiziv dhe eshte pyetur per trazirat e vitit 1997 dhe roli i Ministrise se Brendshme, Shehu mendohet se ka lakuar dhe emrin e Çipes, qe ne ate kohe ka qene dhe minister i Brendshem.

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›