Bashkia e Peqinit organizon aktivitete për festat e fundvitit në burg
Peqin
Bashkia e Peqinit, në kujdesin e kryetarit Ilir Rrushi, në bashkëpunim me drejtorinë e burgut të drejtuar nga Shkëlqim Kalemi, ka organizuar një seri aktivitetesh në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, i cili është finalizuar me një koktej të financuar prej vetë pushtetit lokal. Sport, muzikë dhe koktej për të burgosurit e këtij burgu me rastin e festave të fundvitit. Aktiviteti përfshinte edhe dy ndeshje futbolli, njëra mes të dënuarve dhe administratës së Bashkisë së Peqinit dhe tjetra midis administratës së burgut të Peqinit si dhe drejtuesve të ekipit të Shkumbinit. Sipas burimeve zyrtare nga ky burg, në të dyja ndeshjet rezultati ka qenë 4-2 për të dënuarit dhe administratën e burgut të Peqinit. Mbas përfundimit të ndeshjeve është zhvilluar edhe një koncert festiv ku kanë marrë pjesë këngëtarë nga qyteti i Peqinit, si dhe me interpretime nga vetë të dënuarit. Ashtu si çdo vit apo festë, burgu i sigurisë së lartë në Peqin zhvillon aktivitete të ndryshme me qëllim integrimin e të burgosurve në jetën e përditshme. Aktiviteti më i fundit ku kanë qenë të pranishëm edhe këngëtarë të njohur nga qyteti i Elbasanit ka qenë me rastin e promovimit të librit të të dënuarit me “burgim të përjetshëm”, Taulant Balliu.