E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Pse jemi kundër ligjit të ri për Prokurorinë



Një nga ekspertët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dhënë dje arsyet e kësaj partie pse është kundër projektligjit më të ri për Prokurorinë, për të cilin ranë dakord të dyja partitë e mëdha. Anëtari i KDK-së së LSI-së, Nasip Naço, bëri një krahasim me dispozitat ligjore të ndryshuara nga projekti i mëparshëm, duke akuzuar mazhorancën se po e vë këtë ligj në shërbim të interesave të saj. Sipas tij, “ky reformim i institucionit të organit të akuzës” po vjen në një kohë kur ky organ, po heton dhe ka dërguar për gjykim disa procedime penale për funksionarë të lartë publik si ajo e Gërdecit e rrugës Durrës–Kukës, e Fazlliçit të zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha dhe dhjetëra procese të tjera ku qeveria e duarve të pastra po del para qytetarëve dhe opinionit ndërkombëtar si qeveria e duarve të pista”. Eksperti i LSI-së theksoi se në këtë projektligj të propozuar nga Ministria e Drejtësisë edhe pse paraqiten rreth 34 nene, të cilat na “shiten” si reformim të këtij institucioni, në disa prej tyre vërejmë se ato cenojnë rëndë punën dhe pavarësinë e tij. Në këtë kontekst ai citon nenin e ndryshuar që ka të bëjë me mbrojtjen nga procesi penal të prokurorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›