Vjedhja e filialit të bankës në Laprakë, me çakmak në formë pistolete
Hetimi
Vjedhja e filialit të bankës në Laprakë dy ditë më parë është realizuar me çakmak. Ky ka qenë rezultati i hetimit paraprak, ndërkohë që është bërë i ditur zyrtarisht dje nga policia e Tiranës. Burime zyrtare nga ky institucion bënë të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çakmak në formën e një pistolete, që dyshohet se ka shërbyer si mjet për realizimin e vjedhjes së shumës prej më shumë se 2500 eurosh. Burimet zyrtare nga uniformat blu të kryeqytetit thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 të dy ditëve më parë, në rrugën “Vangjel Noti”, pranë kompleksit të banimit “Gintash”, në Laprakë. Kanë qenë persona të paidentifikuar që kanë vjedhur me dhunë një nga filialet e një prej bankave në vendin tonë. Sipas policisë, nga specialistët e seksionit Kundër Shkatërrimit të Pronës janë kryer veprimet procedurale, nga ku rezultoi se në mjediset e brendshme të kësaj banke janë futur dy persona ende të paidentifikuar të cilët kanë vjedhur me dhunë shumën e parave prej 3 milionë lekësh të vjetra. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çakmak në formën e një pistolete, që dyshohet se ka shërbyer si mjet për realizimin e vjedhjes. Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkaq që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”.