Bashkia e Pukës paralajmëron padi ndaj institucioneve
PUKE- 18 nga 20 institucionet shtetërore në Pukë nuk paguajnë taksën vendore ndaj bashkisë në qytetit. Vetë kryetari i bashksië Rustem Struga, teksa numëron institucionet debitore bën të ditur se fillimisht tyre u është dërguar kërkesa për të shlyer detyrimet, gjë që sipas tij nuk është kryer. Struga paralajmëron gjithashtu se cështja se cështja do të shkojë në gjykatë. “Nga drejtoria rajonale e ujrave te agjencia e sigurimeve shëndetësor, dega e thesarit, zyra vendore e punësimit, komisariati i policisë etj. Duke patur parasysh se këto detyrime pothuajse po vazhdojnë cdo vit në këtë mënyrë, atëherë ne shumë shpejt do ti drejtohemi gjykatës për ekzekutimin e këtyre vendimeve.” theksoi kryetari i bashksië Rustem Struga. Sipas kreut të bashkisë borxhet ndaj këtij institucioni për taksën e pastrimit, ndriçimit apo tabelave arrin deri në 20 milionë lekë. Sipas tij ka institucione që i detyrohen nga një deri në 5 vite duke i shkaktuar bashkisë një dëm financiar. (e.n/News24/BalkanWeb)