E Diel, 1 Nëntor 2026

Eagle Mobile mbyll me sukses projektin “Biznesi në ndihmë të fëmijëve jetimë”

TIRANE- Kompania celulare Eagle Mobile ka përmbyllur me sukses projektin “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë”. Për një vit, 25 kompani dhe shoqata biznesi u përfshinë në këtë nismë të ndërmarrë për herë të parë në vendin tonë dhe që synonte mbështetjen e fëmijëve jetimë. Ndihma e dhënë për këta fëmijë në forma të ndryshme llogaritet në më shumë se 120 mijë euro. “Përtej kontributeve ekonomike e financiare që kanë bërë kompanitë, unë do të thoja se e rëndësishme është që ne kemi dhënë një shembull të gjithë bashkë duke ndërmarrë një nismë të tillë. Gjatë vitit 2009 unë besoj se më shumë fëmijë jetimë kanë patur mundësi të gëzohen, të kënaqen, të argëtohen, të kuptojnë se dikush është interesuar për ta dhe dikush i ka ndihmuar.”u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin. Pas mbylljes me sukses të projektit, Eagle Mobile ka shpallur vitin 2010 si vitin e mjedisit. Kompania ka ftuar të gjitha bizneset që operojnë në vend që ti bashkohen kësaj iniciative që ka ndikim të rëndësishëm në Shqipëri. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›