E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatet e minibashkive mes stresit te deputeteve dhe presionit te ministrave

Numerimi i votave tejkalon durimin dhe shkakton nervozizem

Ndryshe nga sa ishte parashikuar kryeqendra e vendit e zhvilluar me teknologji dhe burime njerezore te kualifikuar mbeti shume mbrapa me numerimin e votave. Bashkite kryesore ne vend kishin percaktuar nje rezultat edhe pse paraprak ku mund te parashikohej fituesi kurse Tirana ecte me hapa teper te ngadalta. Fakti qe ishin kater flete votimi dhe numri i votuesve eshte teper i madh e bente procesin te veshtire por jo kaq te komplikuar per vete faktin se deri ne oren 21.00 te mbremjes ishin numeruar me pak se 20 per qind e fleteve te votimit.

Ashtu si ne diten e votimit dhe administrimit te kutive me materialet zgjedhore edhe ne fazen e dyte nje dite me pas tensioni ishte i pranishem ne disa KZAZ te Tiranes. Shqip vezhgoi nga afer tre njesite vendore me te nxehta qe ishin minibashkia nr. 5 9 dhe 10. Ashtu si te njesite e tjera ne keto qendra procesi i numerimit te votave ecte teper ngadale ku nuk mungonin nderprerjet e vazhdueshme.

Njesia nr. 9

Ashtu sikurse ishte parashikuar gara mes Armond Halebit te PS-se dhe Indrit Fortuzit te PD-se rezulton te jete teper e forte. Nervozizmi mes paleve edhe pse nuk shfaqej hapur dukej qarte se mbizoteronte ne qendrimet e tyre. Fortuzi shoqerohej gjate gjithe kohes nga deputeti i PD-se Eduard Paloka kurse Halebi nga deputeti i PS-se Eduard Shalsi. Ky i fundit ishte teper i angazhuar me mbarevajtjen e procesit i cili deri ne oren 19.00 nuk kishte rifilluar ende procesi i numerimit. Shalsi shoqerohej nga stafi i ngushte te cilet merrnin porosite e rastit ndersa komunikimi me celular i deputetit ishte i vazhdueshem. Ndryshe paraqitej gjendja ne kampin blu ku si Paloka ashtu dhe Fortuzi qendronin ulur e te qete dhe prisnin nisjen e numerimit. Me heret u pa te dilte nga ambienti i KZAZ rreth ores 18.30 ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e cila nuk qendroi me shume se 10 minuta. Numerimi i votave ishte nderprere per me shume se kater ore per shkak se anetaret e komisionit kishin nevoje per te pushuar.

Njesia nr. 10

Njesia vendore nr. 10 e konsideruar arena e perplasjes direkte dhe e forte mes PS-se e PD-se eshte monitoruar vazhdimisht nga gazeta. Per kreun e minibashkise nr. 10 e cila administron disa zona kryesore ne Tirane garojne per PS-ne Eneida Alikaj dhe Blendi Fuga i PD-se i cili kerkon rizgjedhjen. Ndryshe nga nje dite me pare kur tensioni i vazhdueshem beri te mundur mberritjen ne qender te forcave te shumta te policise ne diten e numerimit te votave situata paraqitej me e qete. Ashtu si ne njesite e tjera vezhguesit e forcave te ndryshme politike nxitonin te jepnin informacione mbi votimin ne selite qendrore. Te pranishem ne qender ishin te dy kandidatet kurse nga deputetet pasdite qendronte mbi kokat e numeruesve Gerti Bogdani. Bogdani ka nje avantazh me shume se konkurrentja Ledi Shamku e PS-se pasi e ka drejtuar minibashkine nr. 10 deri ne shtator te vitit 2009 kur u zgjodh deputet i mazhorances. Ne kete njesi KZAZ-je numerimi ka ecur me ritme teper te ngadalta pasi ishin pare vetem 8 kuti nga 25 qe jane gjithsej deri ne oren 19.00. Njesia bashkiake nr. 10 ne Tirane konsiderohet si nje zone gri nga partite politike dhe asnjera prej tyre nuk ka mundur dot qe ta ktheje ate ne nje bastion te vetin politik.

Njesia nr. 5

Qendrat e numerimit te njesise bashkiake numer 5 ne kryeqytet ka vijuar dje punen ne menyre te ngadalte dhe here pas here me pushime te gjata disa oreshe. Keshtu nga 65 kutite e votimit te kesaj qendre deri ne oret para te mbremjes se djeshme u numeruan vetem 13. Nga numerimi i tyre kandidati i opozites Edi Rama kryeson me nje rezultat prej 1200 votash nga ato te numeruara per kandidatin e mazhorances Lulzim Basha. Njesia bashkiake numer 5 ne Tirane eshte edhe njesia qe ka numrin me te madh te banoreve ne te gjithe kryeqytetin dhe njihet si nje bastion i majte. Ajo qe eshte per tu shenuar lidhet me numrin e shtuar te qytetareve qe kane votuar ne kete njesi krahasuar me vitin 2009 kjo pjesemarrje eshte rritur me 70. Nga ana tjeter rezultatet e vitit 2007 per kete zone tregojne se ne vitin 2007 kandidati i PS-se Edi Rama ka pasur nje numer votash prej 8500 ne favor te tij krahasuar me kandidatin e mazhorances.

Minibashkia nr. 5 e cila konsiderohet nje nder zonat bastione te socialisteve numeron rreth 65 qendra votimi dhe rreth 62 mije votues.

ARD KOLA FATJONA MEJDINI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›