E Diel, 1 Nëntor 2026

Policet e zgjedhjeve pa vote dhe me tre ore gjume

Situata

Te rraskapitur pa gjume dhe mbi te gjitha pa vote. Kjo eshte situata e punonjesve te Policise se Shtetit te angazhuar per zgjedhjet vendore te vitit 2011. Mbi 500 uniforma blu te kryeqytetit jane angazhuar per ruajtjen e qendrave dhe materialeve zgjedhore ne disa rrethe kryesore. Kane shkuar qe prej dites se shtune ne rrethe jane angazhuar gjate 8 majit duke ruajtur te gjithe diten e votimeve dhe me pas jane rikthyer ne Tirane ne oret e para te se henes. Megjithate gjate dites se diel dhjetera punonjes policie nuk kane arritur te votojne pasi nuk mund te linin qendren e votimit. Policia e Shtetit tha para zgjedhjeve se te gjithe Policet e Tiranes qe do te angazhoheshin per zgjedhjet ne rrethe do te votonin megjithate per disa prej tyre nuk ka ndodhur. Sipas vezhgimit te gazetes Shqip ne disa KZAZ policet ishin vetem me tre ore gjume dhe nuk dihet nese kjo situate duhet te vazhdoje ose jo. Megjithate pohojne se nuk kane asnje dijeni sesa do te zgjase. Duhet te shkonim ne rrethe dhe te vinim ne Tirane per te votuar. Por nuk ndodhi per shkak te largesise thote nje prej punonjesve te policise qe ndodhet ne njesine numer 5 ne Tirane. Perpos ketij mobilizimi uniformat blu nuk kane garancine as per dietat dhe oret shtese pasi ne precedentet e meparshem kjo pagese nuk eshte kryer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›