Bashkia e Shkodres premton mbeshtetje financiare per ekipin e Vllaznise

Largimi i presidentit ka bërë që pushteti vendor në Shkodër të vihet në lëvizje. Pas dorëheqjes së Valter Fushajt, Bashkia e Shkodrës premton se do të përshpejtojë ritmin për ngritjen e një grupi pune për t’i siguar mbështetje financiare klubit të Vllaznisë, ndërsa synohet të shkohet drejt shoqërisë aksionere, siç është edhe kërkesa e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Zëdhënësi i Bashkisë, Ridvan Dibra, sqaron se çfarë do të bëjë institucioni i tij për kuqeblutë.
Bashkia e Shkodrës garanton stafin teknik dhe futbollistet se do të respektohen gjithë detyrimet ligjore ndaj tyre, ndërsa premtohet edhe se do të analizohet kontributi i biznesmenëve që kanë mbështetur ndër vite ekipin e futbollit.
Shpresohet vetëm që këto fjalë të kthehen sa më parë në vepra, pasi më e rëndësishmja nga të gjitha është Vllaznia dhe natyrisht, edhe etifozët e saj.