Boterori U-20 neser do te dale skuadra kampione e botes per te rinj

Të shtunën bota do të ketë kampionët e futbollit për të rinj. Brazili do të ndeshet me Portugalinë në finalen e botërorit U-20 që po zhvillohet në Kolumbi. “Selesao” është kualifikuar pas fitores 2-0 ndaj Meksikës në gjysmëfinale. Brazili ka sulmin më të fortë me 15 gola të shënuar në këtë veprimtari, ndërsa Portugali mund të krenohet me mbrojtjen më të fortë dhe me faktin që nuk ka pësuar asnjë gol në botërorin e të rinjëve. Fitorja ndaj Meksikës ishte shumë e vështirë për brazilianët, që ia dolën mbanë vetëm në saj të dy golave të shënuar në dhjetë minutat e fundit nga sulmuesi Henrike.
Trajneri I Brazilit, Nei Frank, tha për gazetarët se finalja do të ishte sa e vështirë, aq edhe interesante. “Do të jetë një betejë ndërmjet dy skuadrave që flasin portugalisht dhe parashikoj një ndeshje interesante. Ne kemi shënuar 15 gola, ndërsa ata nuk kanë pësuar asnjë. Në të jetë një ndeshje e madhe,” – deklaroi trajneri I Brazilit.
Portugalia nga ana e saj mposhti 2-0 Francën, duke vënë rekodin me gjashtë ndeshje pa pësuar gol. “Unë mendoj të tregohemi edhe një herë skuadër inteligjente dhe të fitojmë Kupën, - tha trajneri I portugezëve, Ilidio Vale. – Inteligjenca në veprimte tona ka kanë dhënë fitoren deri tani. Nëse ajo mungon do ta humbasim finalen.”
Brazili kërkon titullin e pesë kampion U-20, ndërsa Portugalia synon për herë të tretë suksesin në këtë veprimtari. Brazili ishte edhe në finale gjatë turneut të zhvilluar dy vjet më parë në Egjyp, por u mund në finale nga Gana.