E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombuare nuk rrezikon

Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 16:53

Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajner i ri i Paris Saint-Germain.

Drejtori i përgjithshëm i klubit francez Leonardo ka insistuar se trajneri aktual i ekipit Antoine Kombouare nuk rrezikon të shkarkohet vetëm dy xhiro pas fillimit të sezonit të ri në Ligue 1.

Pavarësisht investimeve të mëdha të bëra gjatë këtij afati kalimtar të verës, PSG ka një humbje dhe një barazim nga dy xhirot e para dhe spekulohej se Kombouare rrezikon të shkarkohet.

Por, Leonardo siguroi se “Ai do të mbetet me ne, është pjesë e projektit. Nuk ekziston asnjë ultimatum për ndeshjet e ardhshme”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›