E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger nuk largohet nga Arsenali

Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 15:14

Arsene Wenger ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Arsenali dhe kërkoi nga tifozët ti besojnë vlerësimit të tij në afatin kalimtar.

Me largimin e Cesc Fabregasit dhe Samir Nasrit në këtë drejtim, Wenger është kritikuar nga tifozët ndërsa nënkryetari i klubit David Dein ka sugjeruar se francezi mund të konsideron të ardhmen e tij. Por, në një konferencë për shtyp të premten, Wenger tha:

“Nuk do të largohem nga ky klub. Mundohem të fokusohem në marrjen e vendimeve të drejta për klubin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›