E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarate pranë shitjes

Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 15:17

Sulmuesi Sergio Zarate duket të jetë në prag të largimit nga Lazio pasi nuk ishte pjesë e ekipit në fitoren 6-0 ndaj Rabotnickit në kualifikime për Europa League.

Argjentinasi ishte në tribuna duke sugjeruar se klubi planifikon shitjen e tij para përmbylljes së afatit kalimtar të verës. Së fundmi është spekuluar se Zarate kërkohet nga Arsenali.

“Zarate është futbollist i rëndësishëm për ne. Por, nëse ndodh diçka prej tani deri në fund të afatit kalimtar ne do ti vlerësojmë gjërat”, tha drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›