E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranë u vjedh 625 milionë lekë minibashkive nga legalizimet

Agim Berisha: Për dy vite radhë, Bashkia ka përvetësuar paratë e legalizimeve Bashkia e Tiranës për dy vite me radhë ka grabitur 11 minibashkitë e Tiranës. Për gjatë këtyre dy viteve Bashkia e Tiranës ka mundur shvasë të gjitha parat e këtyre minibashkive që duhet ti merrnin nga procesi i legalizimeve. Gazeta Sot, për të sqaruar këtë problem ka kontaktuar me drejtues të ALUIZNI-t si dhe drejtues të minibashkive, të cilët kanë bërë prezent problemin dhe kanë denoncuar këtë veprim abuzues të bashkisë. Sipas këtyre të fundit Bashkia e Tiranës

ka marrë paratë e legalizimeve të banesave, saktësisht taksën e ndikimit në infrastrukturë, dhe penalitetet shtesë. Kështu të ardhurat që ka përfituar bashkia nga procesi i legalizimeve për vitin 2008- 2009 arrin në shumën e 625.396.498 lekë. Të gjitha këto të ardhura bashkia, ua ka marrë minibashkive në mënyrë abuzive.  Për problemin në fjalë është prononcuar edhe drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën, Agim Berisha, i cili ka saktësuar se të gjitha të ardhurat nga legalizimet janë derdhur në buxhetin e Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që edhe minibashkitë janë interesuar pranë kësaj zyre për të tërhequr të ardhurat që u takojnë. Të gjitha njësitë bashkiake në Tiranë, mbledhin të gjitha dokumentet e banorëve që aplikojnë në për të bërë legalizimin e banesave, sigurisht që aplikimi për legalizime në njësitë bashkiake është sipas banorëve të regjistruar që çdo njësi ka. Pra marrim një shembull njësia bashkiake nr. 7 ka dosjet e atyre banorëve që kanë aplikuar për të legalizuar banesat e tyre. Këto dosje depozitohen në zyrat tona, për të vazhduar më pas me procesin tjetër të legalizimeve, pra bashkia nuk ka asnjë rol për të fituar ato para të cilat i ka marrë pa të drejtë minibashkive, pohon Berisha.  MinibashkitëDrejtori i ALUIZNI-t për Tiranën ka pohuar për gazetën se asnjë nga minibashkitë për dy vite më radhe nuk ka marrë para nga procesi i legalizimeve të banesave, pasi përfituesja e vetme edhe pas pa asnjë të drejt ka i ka mbajtur ato të ardhura për vetë. Deri para pak kohësh asnjë nga drejtuesit e njësive bashkiake nuk e dinin se përfitonin të ardhura nga të ardhurat e legalizimeve, pasi asnjëherë Bashkia e Tiranës nuk i kishte dhënë atyre ato para që kishte marrë çdo fund muaj nga drejtoria jonë, ka theksuar më tej Drejtori Agim Berisha. Sipas tij çdo fund muaji bashkia dërgon në drejtorin e ALUIZNI-t një person për të marrë parat, por këto para asnjëherë nuk kanë shkuar në duart e krerëve të njësive bashkiake. Në një mbledhje që unë kamë bërë me drejtues të minibashkive, u kam thënë se ata duhet të përfitojnë të ardhurat nga procesi i legalizimeve dhe shumë do të ishte sipas banorëve që kanë aplikuar për të legalizuar pronën e tyre. Duke u nisur nga ajo çka unë i shpjegova, ata tashmi kanë ardhur dhe interesohen në fund të muajit për parat e grumbulluara, pasi nuk e dinin se shumën prej 625 milion lekësh e ka marrë bashkia , thekson më tej Berisha. Shumat e përfituara Të ardhurat që Bashkia e Tiranës ka vjedhur nga procesi i legalizimeve për viti 2008, për taksën e ndikimit në infrastrukturë 36.678.074 lekë dhe për vitin 2009 po për të njëjtën lloj takse bashkia ka përfituar 243.334.876 lekë. Vjedhjet e bashkisë nuk kanë përfunduar vetëm në taksën e ndikimit në infrastrukturë, e cila në total shuma e parave shkon në 280.012.950 lekë të marra pa të drejtë nga ana e bashkisë së Tiranës. Ajo  ka vjel parat e minibashkive edhe për taksat e penaliteteve shtesë që për vitin 2008 bashkia i ka vjedhur minibashkiave 178.001.227 lekë dhe për vitin 2009 po për të njëjtën taksë bashkia ka zhvatur 167.382.321 lekë, në total kjo shumë për të dyja vitet shkon në 345.383.548 lekët të vjedhura. Dhe së fundi duke i mbledhur këto shuma ajo arrin në 625.396.498 lekë që duhet të kishin shkuar në drejtim të 11 minibashkive.  Kryemadhi: Bashkia ka 5 miliardë lekë nga legalizimetDisa ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nga këshilltarë të Partisë Demokratike si dhe atë të LSI është kërkuar dhe në fund është miratuar një fond prej 40 milion lekësh për tu ardhur në ndihmë banorëve të Shkodrës. Por kjo gjë nuk është votuar nga këshilltarë të Partisë Socialiste, pasi sipas tyre bashkia nuk kishte fonde për tu dhënë atë shumë banorëve të Shkodrës. Ndaj duhet të miratohej më parë buxheti i Bashkisë së Tiranës pastaj të miratohej një ndihëm për qytetarë të Shkodrës. Por, pretendimet e këshilltarëve të PS në mbledhjen e këshillit se nuk kishin para u kundërshtuar ashpër nga Monika Kryemadhi. Është turp që këshilltarë të Partisë Socialiste të mos miratojnë ndihmën për qytetarët e Shkodrës. Bashkia e Tiranë ka mbi 5 miliard lekë në gjendje veç fondeve të emergjencës, ndaj nuk duhet të bëhet pengës dhe të mos nxjerrin pretekste të kota se nuk kanë ku ti gjejnë këto para për tia dhënë familjeve që janë përmbytura, ka pohuar në fjalën e saj Kryemadhi. E pra edhe pse këshilltar të PS nuk e votuan dhe e quajtën të pa ligjshëm ndihmën e miratuar këshilltarë të tjerë për banorët e Shkodrës na rezulton se bashkia e Tiranës jo vetëm që ka pasur fonde emergjente pir ka vjedhur dhe paratë e legalizimeve të 11 minibashkive.  Agim Berisha: Gati shpallja e fituesve nga legalizimet Procesi i legalizimeve është në fazën përfundimtare të shpalljes së fituesve. Sipas Drejtorit të ALUIZNI-t janë rreth 90 mijë ndërtime pa leje ku 70 për qind e tyre janë matur dhe janë dixhitalizuar dhe kjo për një përudh kohe një vjeçare. Të mos harrojmë se për dy vjet dosjet për legalizimet kanë qëndruar në arkivat e njësive të qeverisjes vendore të cilat kanë pasur autoritetin dhe kohën e nevojshme për të bërë këtë që bëjmë ne sot ka pohuar Agim Berisha. Ligji bazë i legalizimeve nr. 9482 dt 03. 04. 2006 i ndryshuar ka një nenë ku përcakton afatin kohor për njësit vendore që ishin 6 muaj, nëse kjo nuk bëhet atëherë Qeveria këto kompetenca ja kalon ALUIZNI-t , dhe pikërisht kjo ka ndodhur në dt 1 tetor të vitit 2008 periudhë kjo që dosjet e vetë deklarimit filluan të shkonin tek ALUIZNI. Periudha intensive e jona fillon në vitin 2009 dhe sot në kemi me dhjetëra mijëra pasuri të dixhitalizuara, me mijëra dosje legalizimi të përgatitura me dhjetëra mijëra pasur të matura e me dhjetëra e mijëra të miratuara me VKM. E gjitha këto me një staf të ri inxhinierësh, thekson më tej Berisha. Ndër të tjera ai ka pohuar se kjo është një teknologji e re e avancuar që kërkon njerëz të specializuar të ri në shpirt e në moshë në mënyre që të realizohet kjo reformë e re. Ne jemi institucioni që keni disa gjëra të veçanta së pari gjithçka tek ne është e dixhitalizuar, çdo proces pune është i normuar gjithashtu ne punojmë me grafik pune ku çdo njësi ka periudhën e caktuar për përgatitjen e dosjeve, dhe kjo la dha avantazhe. Avantazhet janë në kursim kohën e qytetarëve duke eliminuar vajtje ardhje që janë të pa nevojshme. Qytetarët duhet të na mirë kuptojnë pasi ne nuk mund të bëjmë legalizimet e të gjithë qarkut për një ditë. Gjithashtu një pikë tjetër është se i ruan ata nga sekserët që megjithëse janë minimizuar ekzistojnë akoma, ka përfunduar drejtori i ALUIZNIT-t Agim Berisha.Liri Mëhalla

Last Updated on E Merkure, 20 Janar 2010 22:43

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›