Vlorë, banorët e Novoselës kërkojnë dëmshpërblim
Në përmbytjet që ndodhën pak muaj më parë në komunën e Novoselës në rrethin e Vlorës ishin marrë masa të plota nga strukturat shtetërore për raste të tilla dhe nuk u la asnjë banor apo bagëti që të rrezikohej jeta. Ndërkohë që uji hyri në pothuajse 83 banesa duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Menjëherë nga prefektura u morën masa emergjente për ti ndihmuar këto familje por mesa duket këto masa emergjente mbetën edhe të vetmet masa që
u morën nga strukturat e pushtetit vendor dhe atij qendror. Banorë të fshatrave të kësaj komune tregojnë se ata u gjenden të ngrohtë kur ndodhën përmbytjet ngase parën tyre u gjendën edhe drejtues vendor dhe qendror, deri tek ministri Olldashi dhe Ruli dhe që nuk i kursyen premtimet se çdo dëmtim do tu dëmshpërblehej. Mirëpo realisht nuk ka ndodhur kjo gjë. Banorë të këtyre fshatrave tregojnë se nga komuna ka shkuar tek banesat e tyre një komision vlerësimi por që mbeti vetëm në gjendjen e vlerësimit sepse nga pushteti vendor apo qendror atyre nuk u ka ardhur asnjë dëmshpërblim. Ata tregojnë se kanë shkuar me dhjetar herë në zyrat e komunës dhe prefekturës për të kërkuar dëm shpërblimin që u takon por aty më shumë takojnë heshtjen se sa ndonjë premtim. Madje tregojnë se ka pasur edhe pushtetarë që u ka thënë, na lini rehat, ne spo ja dalim më Shkodrën, doni edhe dëmshpërblim. Banorët tregojnë se atyre u vjen shumë keq për sa ka ndodhur me shkodranët dhe ata solidarizohem edhe me ndihmat që po u shkojnë atyre por pothuajse po aq dëme u është bërë edhe atyre dhe edhe ata duan të ndihmohen për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike. Banorë të fshatrave të kësaj komune tregojnë se këto ditë u kanë bërë një peticion edhe presidentit dhe kryeministrit dhe presin përgjigje edhe prej tyre dhe më pas do të marrin masa më të rrepta, deri në bllokimin e rrugës nacionale Vlorë Fier. V. Sako