E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, një OJQ nga Ferizaj dhuron pako me veshje

Një kontigjent ndihmash nga qyteti i Ferizajt kanë mbërritur në ambientet e njësisë bashkiake numër dhjetë në kryeqytet. Pas një fushate sensibilizuese të kësaj minibashkie së bashku me një rrjet organizatash jo qeveritare , ka filluar grumbullimi i një sasie të konsiderueshme ndihmash për të vegjëlit e zonave të përmbytura në veriun e vendit . Pakot e ardhura nga Kosova përmbajnë rroba, lodra dhe mjete didaktike për fëmijë.
Kreu i kësaj njësie, Blendi Fuga, ka theksuar se post emegjenca është shumë e rendësishme dhe është shprehur i gatshëm që të zgjerojë bashkëpunimin me të gjitha organizatat e interesuara për të kontribuar në normalizimin e situatës në zonat e përmbytura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›