Mbi 5200 familje abuzive përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike
Aktualisht, në skemë trajtohen rreth 98 mijë familje Abuzimet në marrjen e ndihmës ekonomike gjatë vitit 2009 kanë qenë të shumta. Në një analizë të fundit ka rezultuar se gjatë këtij viti kanë marrë ndihmë ekonomike në mënyrë abuzive 5235 familje. Sipas të dhënave nga Shërbimi Social Shtetëror bëhet e ditur se për një periudhë kohe një vit pra janar-dhjetor 2009 janë inspektuar dhe riinspektuar 483 njësi të qeverisjes vendor. Nga këto inspektime janë konstatuar 3235 raste, ku familjet në skemën e ndihmës
ekonomike e përfitonin atë në mënyrë abuzive. Gjithashtu, po sipas të njëjtave burime mësohet se për të gjitha këto raste është lënë detyre largimi i menjëhershëm i këtyre familjeve nga skema e ndihmës ekonomike. Por përveç largimit të familjeve abuzuese një sur masash inspektorët dhe drejtuesit e SHSSH kanë propozuar masa përkatëse për personat përgjegjës. Kështu për periudhën e lartë përmendur janë propozuar gjithsej 135 masa administrative të ndara këto në dy largime nga puna, 110 vërejtje me paralajmërim për largim nga detyre si dhe 23 gjoba për personat përgjegjës. Rastet me abuzimin e përfitimit të një ndihme ekonomike nuk kanë qenë të pakta gjatë vitit 2009, kjo për shkatë të numrit të lartë të varfërisë. Megjithatë programi i ndihmës ekonomike sipas drejtuesve të SHSSH, mbështet me pagës mujore familjet pa të ardhura apo me të ardhura të pa mjaftueshme. Për këtë program gjatë vitit 2009 janë dhënë 4.2 miliard lekë ose 81 % e nevojave nga buxheti i shtetit. Ndihma ekonomikeVarfëria në vendin tonë duket se po vjen në rritje kjo vihet re më tepër në numrin e larë të familjeve shqiptare që trajtohen me ndihme ekonomike. Viti 2010, është nisur me varfëri më të lartë se sa viti 2009. Fillimi i janarit të vitit 2010, e ka filluar skemën e ndihmës ekonomike, me 5 mijë familje më shumë se sa gjatë vitit të shkuar. Kështu në skemë këtë vit për shkak të rritjes së varfërisë është rritur numri i familjeve që trajtohen me ndihme ekonomike, nga 93 mijë familje që ishte në vitin 2009, ajo ka shkuar në 98 mijë familje për fillimin e vitit 2010. Por një numër të larë të familjeve që marrin Ndihme Ekonomike, zë qyteti i Tiranës. Ku nga 9 mijë familje që janë trajtuar në skemë, këtë vit numri i këtyre familjeve është rritur duke shkuar në rreth 15 mijë familje vetëm për qytetin e Tiranës. Sipas informacioneve të grumbulluara nga Ministria e Punës si bëhet e ditur se numri i familjeve që aktualisht trajtohen me Ndihme Ekonomike në fund të muajit dhjetore të vitit të kaluar ka pësuar një rritje, e njëjta gjë pohet nga këto dy institucione edhe për vitin 2010, ku aktualisht trajtohen 98 mijë familje. Por po sipas të njëjta burimeve bëhet e ditur se kjo shifër nuk dihet nëse do të qëndroj kaq apo do të ulët për gjatë gjitha këtij viti. Ndërsa shuma mujore e ndihmës ekonomike që përfiton një individ vargon nga 600 deri në 8 mijë lekë në muaj. Varfëria në Tiranë Kryeqyteti, megjithëse në pamje të parë të krijon idenë e një qyteti të pasur, është i mbërthyer nga varfëria. Familjet e ardhura nga rrethet e tjera të vendit janë ato që po përballen më shumë me këtë fenomen. Niveli i lartë i varfërisë në kryeqytet faktohet nga numri i familjeve të regjistruara që përfitojnë ndihmë ekonomike nga shteti. Rreth 15 mijë familje në kryeqytet mbajnë frymën gjallë me pagesën e përmuajshme të ndihmës ekonomike. Kjo shifër evidentuar, nga numri i lartë i atyre familjeve të regjistruar që marrin ndihmë ekonomike në minibashkitë e kryeqytetit, ku në një njësi bashkiakë numri i familjeve është rreth 300 që trajtohen në skeme, si dhe nga numri i familjeve në njësit vendore. Përsa i përket shtrirjes gjeografike, zonat më të prekura nga varfëria në kryeqytet janë disa njësi bashkiake të Tiranës, Bashkia e Kamzës, Komuna Paskuqan etj. Kategoritë e reja që përfitojnë janë: 800 persona jetimë: 400 persona viktima të trafikut: 500 gra në rastet e praktikave të divorcit, ndërsa përsa i përket ndryshimit të ligjit ai parashikon zgjerim i kategorive përfituese, shpërndarje të parave me sistem bankar si dhe kushtëzim në punë komunitare apo shlyerje detyrimesh.Liri Mëhalla