Bashkia e Tiranës, Formulari që duhet të plotësojnë qytetarët për shtesat në banesa
Laureta Rryçi
Qytetarët e Tiranës, për ndërhyrjet që duan të bëjnë në shtëpitë e tyre, fillimisht duhet të depozitojnë kërkesën në Bashki për të marrë lejen për shtesën. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë formularët që duhen plotësuar për ndryshime të ndryshme që kërkohen të bëhen. Në formular do të jepen të gjitha të dhënat e aplikuesit që është i interesuar të bëjë ndryshime në objektin e banimit. Pjesë e formularit është edhe kërkesa që bëhet për të gjitha shtesat apo restaurimin e objektit të banesës, ku theksohet pjesa e banesës ku do të kryhet ndërhyrja. Të interesuarit duhet të bëjnë një relacion përshkrues duke theksuar shkakun e këtij ndryshimi, në rastet kur ajo është derë apo dritare. Kjo kërkesë bëhet në emër të pronarit dhe e drejta për të ndërhyrë i jepet atij. Pronari duhet të ketë të gjitha dokumentet e rregullta mbi pronën dhe për këtë duhet të dorëzojë vërtetimin e pronësisë të shoqëruar me hartën treguese origjinale dhe të tre muajve të fundit. Pjesë e formularit që duhet plotësuar është gen–plani i azhornuar me gjendjen faktike të zonës, i konfirmuar nga sektori i Kadastrës Urbane. Ndërtesa ku pritet të bëhet ndërhyrja duhet të ketë një projekt, ku pjesë e tij të jenë të gjitha ndryshimet që do të bëhen. Njëkohësisht duhet të paraqitet edhe dokumentacioni fotografik me përmasa 210x297 mm. Për të gjitha ato raste kur aplikanti është i interesuar për marrjen e lejes për një mur rrethues, atëherë dokumenteve të mësipërme u shtohen edhe disa të tjera. Për ndërtimin e murit rrethues, duhet të dorëzohen edhe disa të dhëna të tjera, si: grafik punimesh, kontratë me firmën e ndërtimit, licencë arkitekti e konstruktori të firmës së ndërtimit. Ndërsa pjesa tjetër u takon specialistëve të Bashkisë së Tiranës të merren me procedurat e tjera.
Afatet
Bashkia e Tiranës merr në angazhim që të shqyrtojë dhe të kthejë përgjigje nëse këto ndërtime duhet të lejohen të kryhen apo jo, pavarësisht banesës, nëse ndodhet pjesë e një pallati apo të një shtëpie private. Kjo për shkak se të rregullave të Urbanistikës së qytetit të Tiranës, që i lejon ose jo shtesat apo ndërtimet në një zonë të kryeqytetit apo në një banesë të caktuar. Sipas burimeve nga Bashkia, afati kohor që mund të kthehet një përgjigje është i pacaktuar dhe njëkohësisht procedurat janë të stërzgjatura. Nëse kërkesat pranohen, atëherë kalojnë në faza të tjera shqyrtimi duke u marrë leja përfundimisht në formë zyrtare.
Ndërtesat pa leje
Inspektorati Ndërtimor ka detyra të përcaktuara për inspektimin dhe kontrollin e subjekteve ndërtues. Ky institucion bën verifikimin dhe kontrollin e çdo procedure (kërkesë–ankesë dhe konstatimet në terren), të ndjekur nga ana e inspektorëve duke respektuar të gjitha afatet e parashikuara me ligj. Inspektorati bën shkëmbimin e informacioneve dhe ndjekjen e praktikave të përbashkëta me INUK. Në rast të moszbatimit të rregullave të Urbanistikës, ata prishin ndërtimet pa leje apo gjobisin subjektet ndërtuese. Më tepër prioritet kanë projektet e miratuara në Urbanistikë, si për shembull për sistemimin e blloqeve të banimit, zgjerimi i infrastrukturës rrugore etj., bashkëpunimi me njësitë bashkiake, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve me të gjitha inspektoratet brenda Bashkisë Tiranë dhe Policinë Bashkiake. Njëkohësisht ata bashkëpunojnë me
Drejtorinë e Tregje-Taksave për vjeljen e gjobave të vendosura nga Inspektorati; mbajnë kontakte të vazhdueshme me ZRPP, me Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-it, Arkivin vendor për verifikim dhe konfirmim dokumentesh. Po kështu, bëjnë verifikim dhe konstatim të praktikave të ndjekura nga ish- Policia Ndërtimore.
BASHKISË SË TIRANËS
DREJTORISË SË POLITIKAVE URBANE
PËR LEJE PËR SHTESE
Unë i nënshkruari ( ), banues në adresë .......................................................
Tel ................ cel......................... dhe me dokument identifikimi......................................Nr.....................,
Bazuar në: Ligjin Nr.8405 “Për Urbanistikën” neni 49
K Ë R K O J:
MIRATIMIN E LEJES PËR HAPJE PORTE NË :
Adresa____________________________________________________
Bashkëlidhur po dorëzoj këto dokumente:
1. Formulari Nr. 3.
2. Relacion përshkrimor duke theksuar shkakun e kësaj hapje. Kjo kërkesë behët në emër të pronarit dhe i jepet atij.
3. Vërtetimi i pronësisë shoqëruar me hartën treguese ,origjinale dhe i tre muajve të fundit.
4. Gen –plan i azhornuar me gjendjen faktike të zonës, i konfirmuar nga sektori i Kadastrës Urbane.
5. Projekti me ndryshimet që do të bëhen.
6. Dokumentacioni fotografik me përmasa 210x297 mm.
KËRKUESI ________________________________ _______________________________________
Marrësi në dorëzim
(SPECIALISTI) _________________________________________________________________
Tiranë, më _____/_____/_____________
Përgjigja do të merret më dt ___/___/_______.
Kjo kërkesë përpilohet në dy kopje, ku njëra protokollohet dhe tjetra i jepet kërkuesit.
BASHKISË TIRANË
DREJTORISE SE POLITIKAVE URBANE
KËRKESË PËR LEJE PËR MUR RRETHUES
Unë i nënshkruari (_________________________ ), banues në adresë .......................................................
Tel ................ cel......................... dhe me dokument identifikimi......................................Nr.....................,
Bazuar në Ligjin Nr.8405 “Për Urbanistikën”
K Ë R K O J:
Miratimin e lejes për hapje porte në mur rrethues në adresë
Adresa____________________________________________________
Bashkëlidhur po ju dorëzojmë këto dokumente:
3. Formulari Nr. 1
4. Formulari Nr. 3
5. Formulari Nr. 3/1
6. Relacion përshkrimor duke theksuar shkakun e këtij ndërtimi. Kjo kërkesë behët në emër të pronarit dhe i jepet atij.
5. Vërtetimi i pronësisë shoqëruar me hartën treguese, origjinale dhe i tre muajve të fundit.
6. Gen–plan i azhornuar me gjendjen faktike të pronës, i konfirmuar nga sektori i Kadastrës Urbane.
7. Projekti arkitektonik dhe konstruktiv.
8. Dokumentacioni fotografik me përmasa 210x297 mm.
9. Grafik punimesh
10. Kontrate me firmën e ndërtimit
11. Licence arkitekti, konstruktori, e firmës se ndërtimit
KËRKUESI _____________________________________
Marrësi në dorëzim
(SPECIALISTI) ______________________________________
Tiranë më _____/_____/________
Kjo kërkesë përpilohet në dy kopje, ku njëra protokollohet dhe tjetra i jepet kërkuesit.
8 Mars 2010