Hipoteka, si regjistrohet kontrata e shitjes kur është nga 1 deri në 10 milionë lekë
Laureta Rryçi
Çdo kontratë apo dokument tjetër që ka efekt mbi të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme nuk duhet të paraqitet për regjistrim më vonë se tridhjetë ditë nga koha e realizimit të saj. Ky rregull është i vlefshëm për të gjitha kontratat që kanë vlerë nga 100 mijë lekë të rinj e në vazhdim. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm procedurën që ndiqet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë të Paluajtshme për regjistrimin e kontratave të shitjes nga 1 deri në 10 milionë lekë. Afati kohor që duhet për të pasur një kartelë të re me emrin e personit që tashmë i ka kaluar pasuria e paluajtshme, si dhe certifikatën që duhet të marrë secili prej tyre në mënyrë që regjistrimi të quhet i plotë dhe i vlefshëm. Sipas legjislacionit në fuqi, nëse një dokument paraqitet për regjistrim më vonë se 30 ditë nga data e realizimit të tij, atëherë, përveç tarifës së regjistrimit për çdo ditë vonesë që ka kaluar nga kjo datë, paguhet kamatëvonesë e barabartë me 10 për qind të tarifës së regjistrimit.
Kërkesa
Pas shitjes së pasurisë së paluajtshme, hipotekat zbatojnë rregulla të ndryshme duke u bazuar në vlerën që ka kontrata e shitjes, e cila kërkohet të regjistrohet. Në rastet kur vlera e kontratës së shitjes është një milion lekë, atëherë, përveç pagesës së taksës së shërbimit duhet të dorëzosh një dosje në të cilën përfshihen si dokumente: akti noterial për hipotekim ligjor, kartela e pasurisë dhe hartën treguese të pasurisë. Në rastet kur vlera e kontratës është 10 milionë lekë, ndryshimi i vetëm për regjistrimin e kësaj kontrate janë taksat dhe tarifat që duhet të depozitojë pala që ka bërë kërkesën. Më tej pala që ka bërë kërkesën duhet të ndjekë procedurën për regjistrim fillestar në mënyrë që pasuria të kalojë në emër të tyre.
Regjistrimi
Regjistrimi fillestar i çdo pasurie të paluajtshme bëhet me përgatitjen e një kartele dhe të një harte treguese të regjistrimit në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe në përputhje me dispozitat e çdo akti që përcakton pronësinë ose marrëveshjet apo detyrimet që ekzistojnë për pasuritë e paluajtshme. Hipotekimi kërkon regjistrimin e hipotekës në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë të paluajtshme ose një pjese të saj që përdoret si garanci për detyrimin, regjistrimin e personit, në favor të të cilit ajo krijohet, si pronar të saj dhe depozitimin e dokumentit në dosje. Zbatohen rregullat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Me regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, regjistruesi duhet të bëjë regjistrimin e hipotekës ligjore të rrjedhur nga një kontratë shitje në seksionin e duhur të kartelës të pasurisë së paluajtshme që shitësi ka mbi këtë pronë. Regjistrimi i një pasurie të paluajtshme i jep personit si individ, si bashkëpronar apo si përfaqësues i familjes, të drejtën për të disponuar këtë pasuri të paluajtshme në përputhje me ligjin. Çdo pronar që fiton një pasuri të paluajtshme, kontratë qiraje ose hipotekë, prezumohet se është njoftuar për çdo shënim në regjistër lidhur me pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën.
Boc
Regjistrimi i kontratës së qirasë
Kontrata e qirasë për një pasuri të paluajtshme për një periudhë kohe më të vogël se një vit, nuk kërkohet që të regjistrohet. Çdo kontratë tjetër qiraje për një pasuri të paluajtshme duhet të regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme të qiradhënësit. Në qoftë se një kontratë qiraje me një zgjatje kohore një vit ose më shumë është për një pjesë të një pasurie të paluajtshme shtetërore, atëherë kartela ekzistuese e pasurisë së paluajtshme mbyllet dhe hapen dy kartela të reja, një për pjesën që është dhënë me qira dhe një tjetër për pjesën tjetër të pasurisë së paluajtshme që mbetet. Gjithashtu, bëhen shënimet përkatëse në hartën treguese të pasurive të paluajtshme.
B7 Regjistrim i kontratës së hipotekimit me vlerë kreditimi deri në 1 000 000 lekë
Tarifa: 3000 lekë
Taksa e shërbimit: 150 lekë
Gjoba ditë/ vonese: 300 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maks. i procedurës: 30 ditë pune
Dokumentet e nevojshme
Kodi Emri Dokumentit Institucioni lëshues
N2 Akt noterial për hipotekim ligjor Noteri
A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e R.P.P.
H2 Harta treguese e pasurisë Zyra vendore e RPP
B8 Regjistrim i kontratës së hipotekimit me vlerë kreditimi nga 1 000 001 deri në 10 000 000 lekë
Tarifa: 6000 lekë
Taksa e shërbimit: 150 lekë
Gjoba ditë/ vonese: 600 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maks. i procedurës: 30 ditë pune
Dokumentet e nevojshme
Kodi Emri Dokumentit Institucioni lëshues
N2 Akt noterial për hipotekim ligjor Noteri
A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e R.P.P.
H2 Harta treguese e pasurisë Zyra vendore e RPP
B9 Regjistrim i kontratës së hipotekimit me vlerë kreditimi mbi 10 000 001 lekë
Tarifa: 10000 lekë
Taksa e shërbimit: 150 lekë
Gjoba ditë/ vonesë: 1000 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maks. i procedurës: 30 ditë pune
Dokumentet e nevojshme
Kodi Emri Dokumentit Institucioni lëshues
N2 Akt noterial për hipotekim ligjor Noteri
A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e R.P.P.
H2 Harta treguese e pasurisë Zyra vendore e RPP
ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME
CERTIFIKATË
PËR TRANSFERIMIN E PRONËSISË MBI PASURINË E PALUAJTSHME
Zyra e regjistrimit _____________,
Numri i pasurisë ______________________,
Adresa e pasurisë _____________________,
KJO CERTIFIKATË LËSHOHET PËR TË VËRTETUAR QË
Pronari(ët) aktualë të poshtëshënuar:
Emri, atësia mbiemri Pjesa Adresa
__________________________________________ __________________________________________
__________________________________________ __________________________________________
__________________________________________ __________________________________________
pranojnë që mbi bazën e kontratës të transferojnë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme të mësipërme
Zotit (zotërinjve)
Emri, atësia mbiemri Pjesa Adresa
__________________________________________ __________________________________________ __________________________________________
__________________________________________ __________________________________________
__________________________________________ __________________________________________
Pronari(ët) i ri (e rinj) ka (kanë) pranuar këtë transferim sipas kushteve të regjistruara në kartelën përkatëse të kësaj pasurie në vol. ____. faqe ____.
Kjo certifikatë lëshohet sipas kërkesës së paraqitur nga i (të) interesuari(t) më datë _________________, nr._________.
Data e lëshimit të certifikatës.
______________________
Lëshuesi i certifikatës
8 Mars 2010