E Diel, 1 Nëntor 2026

Borchard: “Zgjidhni krizën politike, pasi rrezikoni integrimin në BE”



“Nëse nuk zgjidhet kriza, rrezikohet integrimi i vendit”. Kështu është shprehur dje ambasadori gjerman Borchard, gjatë një forumi për dialog ndërkombëtar në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”. “Nuk jemi të kënaqur me ecurinë e deritanishme të Parlamentit shqiptar”, -deklaroi ambasadori gjerman në lidhje me bojkotin e opozitës. I pyetur për situatën politike në vend, diplomati gjerman nuk ngurroi të shprehte mbështetje për zgjidhjen. “Ne inkurajojmë me ndihmën tonë zgjidhje të situatës, gjithçka tjetër që ndikon në ngadalësimin e procesit si të integrimit të Shqipërisë drejt Europës, ashtu dhe në liberalizimin e vizave me vendet e bllokut”, - u shpreh Borchard. Kjo gjë, - tha ai, - ndikon në vendimmarrjen e Europës kundrejt futjes së Shqipërisë në familjen e madhe dhe sistemin e Shengen-it. Sipas tij, liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, por nuk ka ende një datë sepse organizma të tjerë vendosin pasi të analizojnë situatën në vend, si menaxhimin e kufijve, kurbën e shtetit shqiptar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e të tjerë. Më tej, Borchard u shpreh i sigurt se e ardhmja e Shqipërisë është në familjen europiane dhe se Gjermania mbështet zgjerimin e bllokut. Por, sipas diplomatit gjerman, është e rëndësishme të përfundojë Pyetësori me 2400 pyetjet dhe më pas Europa vlerëson shkallën e progresit.

8 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›