E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës, aksion për “rrethimet” abuzive



Të gjithë ato hapësira që janë zënë në mënyrë abuzive me gardhe, zinxhirë apo pengesa, do të bëhen pjesë e aksionit të strukturave të Bashkisë së Tiranës. Kjo e fundit, në një njoftim për shtyp bëri me dije se ka intensifikuar së fundmi masat dhe aksionet për lirimin e hapësirave publike që janë përvesuar në mënyrë të padrejtë. Ndërkohë që edhe drejtori i Drejtorisë së Kontrollit Urban, Hantin Bonati, sqaroi dje mbarëvajtjen e këtij procesi dhe ndërhyrjet që kjo drejtori, në bashkëpunim me struktura të tjera përgjegjëse pranë Bashkisë së Tiranës, kanë ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, me qëllim mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj mjediseve të përbashkëta. “Kjo nismë do të zhvillohet në vazhdimësi, përmes ndërhyrjeve të koordinuara dhe synon të shtrihet në të gjithë territorin e qytetit të Tiranës, kryesisht në blloqet e banimit, duke kërkuar njëkohësisht bashkëpunimin, ndërgjegjësimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve, si faktorë të domosdoshëm në ecurinë e masave të tilla”, bëhet me dije në njoftimin e Bashkisë. Ky aksion, sipas saj, kryhet në kuadër të garantimit të një cilësie më të lartë jetese për të gjithë qytetarët e kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›