E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet për vdekje 4-vjeçarja shqiptare



ITALI – Një fëmijë 4-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën në një spital të Italisë pas një aksidenti rrugor. Paola Veliu, teksa shoqërohej nga i ati, iu largua për një çast vëmendjes së tij dhe u përplas nga një automjet. Familja e 4-vjeçares është nga Vlora dhe jetonte prej disa vitesh në Itali.

Vrau bashkëkombësin, burg për shqiptarin

ITALI – Një shqiptari që akuzohet se ka vrarë bashkatdhetarin e tij në fillim të kësaj jave do të qëndrojë në burg në Livorno të Italisë. Masa e sigurisë për 27-vjeçarin Altin Kadrija u mor dje nga togat e zeza të shtetit përtej Adriatikut. Mbi Kadrijan bie akuza e masakrimit me thikë të Besim Ndrevatajt. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar favorizim te klientit të tyre, pasi ai ka pranuar fajin dhe nuk ka tentuar të largohet nga vendi i krimit.

Është i burgosur për vjedhje, i dokumentohet edhe një tjetër

Tiranë - Specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve të Tjera kanë identifikuar autorin e dyshuar të vjedhjes së një marketi dy muaj më parë. Burime policore thanë për gazetën se Rifat Arexhi, 21 vjeç, banues në Tiranë, mendohet të jetë edhe autori pasi iu dokumentua tërësisht implikimi i tij në këtë vjedhje. Ndërkohë, pas verifikimeve të kryera në drejtim të tij, rezultoi se ky shtetas aktualisht vuan dënimin në Burgun Nr. 302 në Tiranë, sepse akuzohet për konsumim të veprës penale të “vjedhjes”. U kryen veprimet proçeduriale, ndërsa materialet do t’i bashkëngjiten procedimit penal, për t’iu dërguar më pas Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Burg për falsifikatorin e dokumenteve

Tiranë - Është dënuar me 4 muaj burg si dhe gjobë prej 266 670 lekësh, Misim Doda, 26 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kavajë sepse akuzohet për “falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”, kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasi në kërkim. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, me vendim të datës 13 qershor 2008, e ka dënuar me 4 muaj heqje lirie dhe me gjobë, për konsumim të veprës penale të sipër cituar.

28 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›