Bashkia e Tiranës krijon 35 pika parkimi të lira për ivalidët

Bashkia e Tiranës sapo ka përfunduar procedurat për pajisjen me autorizim të invalidëve për parkimin në 35 vende pika- parkimi në Kryeqytet me një dhe dy vende për mjetet udhëtuese të invalidëve dhe shoqëruesve të tyre. Sipas burimeve pranë Bashkisë, kjo është parë si pjesë integrale e investimeve të saj, që daton që herët në kohën e rikonstruksionit të godinës kryesore të Bashkisë Qendrore, si i pari institucion publik që siguroi akses për personat me aftësi të kufizuar dhe mjetet e tyre. Procedura tani konsiston në pajisjen me autorizim të invalidëve, që shoqërohen nga persona të tretë, automjetet e të cilëve nuk ka rëndësi se në pronësi të kujt janë, por mjafton fakti që shoqëron invalidin, pajisjen me autorizim të shoqatave që shoqërojnë invalidët, automjetet e të cilave duhet të jenë në pronësi ose bashkëpronësi të shoqatës. Të dy grupet e mësipërme, pas pajisjes me autorizim kanë të drejtë të parkojnë mjetet në vend-parkimet e rezervuara, pa pagesë dhe pa kufizim në kohëzgjatje. Vend-parkimet e instaluara në qytet për personat me aftësi të kufizuar janë vendosur në bashkëpunim me shoqatën e invalidëve, pranë spitaleve, kinemave, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe vende të tjera, të cilat janë më të frekuentuara për ta.
...