Berisha merr pjesën në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugëve në Burrel

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot paradite në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugëve të një blloku banimi në qytetin verilindor të Burrelit, një investim i bashkisë në bashkëpunim me qeverinë holandeze me vlerë 22 milion lekë. Rikonstruksioni i infrastrukturës së këtij blloku banimi përfshin sistemimin, asfaltimin dhe të gjitha elementet e rrugëve të standardeve europiane. Duke vlerësuar se investimi prej 22 milion lekësh do të krijojë një infrastrukturë të re për banorët e kësaj lagjeje , Kryeministri Berisha theksoi se "edhe këto rrugë të reja janë në kuadrin e zotimit për të asfaltuar çdo rrugë në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë". Më parë Kryeministri Berisha përuroi në qendër të Burrelit shtatoren e Mbretit Zogu i Parë, (Ahmet Zogut), vepër e skulptorit matjan Maksim Shurdhi, e realizuar me fondet e bashkisë dhe mbështetjen e individëve privatë. Qyteti i Burrelit, rreth 120 kilometra larg Tiranës, ndodhet ne qendër të rrethit të Matit, në një pllajë të rrafshët në lartësinë 320 mbi nivelin e detit. Ai ka qenë i banuar që në kohët e lashta dhe përshkohej nga rruga që nisej nga Durrahi për në Zqerdhesh, Qafshtam, Komsi. Dëshmi të lashtësisë së Burrelit janë tre nekropolet në perendim dhe në veriperendim te qytetit, që kanë sjellë të dhëna me interes për kulturën İlire te Matit dhe mbarë vendit. Nga studimi i këtyre objekteve rezulton se Burreli është banuar që në shekullin e VIII para erës sonë.
...