Universiteti i Vlorës ofron bileta falas për pedagogët dhe studentët në takimin Flamurtari – Motherwell
Universiteti i Vlorës ka ofruar bileta falas, për pedagoget dhe studentet që dëshirojnë të ndjekin takimin e futbollit mes Flamurtarit dhe Motherwell, që do të zhvillohet sot pasdite, në stadiumin e qytetit të Vlorës, në kuadrin e turit të dytë të Europa Lig. Rektori i këtij universiteti, prof.Tanush Shaska, tha se, "ofrimi i biletave falas për studentet dhe pedagoget, përveçse një mbështetje për skuadrën e Flamurtarit, është konceptuar edhe si një gjest emancipimi". Sipas tij, takimet e futbollit ndiqen pothuajse vetëm nga sportdashësit meshkuj, gjë që nuk është e drejtë. Në këto rrethana, u mendua që të ftoheshin për të ndjekur takimin e sotëm edhe femrat, nga rradhët e stafit pedagogjik dhe studenteve, duke u ofruar atyre biletat falas. Takimi mes Flamurtarit dhe Motherëell, vlerësohet si një moment i veçantë për të thyer atmosferën mashkullore në stadiumin e qytetit të Vlorës dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një mentaliteti të ri. Nga të dhënat e deritanishme, parashikohet që ftesës së rektoratit të Universitetit të Vlorës, t’i përgjigjen mjaft studente dhe pedagoge. Qysh një ditë më parë, janë prenotuar disa dhjetra vende në seksionin "C", të stadiumit.Drejtuesit e skuadrës vlonjate, kanë deklaruar se synojnë fitoren në takimin e sotëm, për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm për turin e rradhës.Me këtë takim, "Flamurtari", rikthehet në kupat e Evropës në futboll, pas një mungese prej 13 vjetësh.
...