Bashkia e Tiranës, leje ndërtimi për kartelin mafioz të Edi Ramës

Kaseta e prishur Shalësi, akuza politike kundrejt korrupsionit të kryebashkiakut
Tashmë lejet e ndërtimit janë kthyer një burim i mirëfilltë fitimi për kryebashkiakun e Tiranës dhe grupin e tij klientelist. Tashmë në Tiranë është krijuar karteli i ndërtimit i cili udhëhuiqet nga kryebashkiaku Rama. Kryebashkiaku Rama në kundërshtim me ligjin ka bllokuar funksionimin normal të KRRT, duke e mbledhur këtë të fundit vetëm në raste emergjente dhe miratimin e lejeve të klientelës së tij. Këshilli Teknik i Bashkisë së Tiranës i ndodhur përpara ligjit të ri të Urbanistikës për të qenë brenda parametrave të përcaktuar nga ky ligj i kthen mbrapsht të gjitha kërkesat e qytetarëve, të firmave të ndërtimit apo dhe të subjekteve të ndryshme që duan të ndërtojnë në Tiranë. Ditën e diel Bashklia e Tiranës nëpërmjet lajmërimit në gazetën e kryesocialistit-kryebashkiak lajmëronte bizneset dhe familjet që duan të ndërtojnë se ju janë kthyer mbrapsht, ose ju janë bllokuar procedurat për pajisjen me leje ndërtimi. Të gjitha refuzimet e Bashkisë në drejtim të qytetarëve ruanin afatin e përcaktuar nga ligji i fundit i Urbanistikës. Tani kemi një situatë të rënduar përsa i përket ndërtimeve në qytetin e Tiranës. Bashkia e këtij qyteti është kthyer në një mekanizëm, që rrjep qytetarët dhe nuk i zgjidh problemet reale që këta të fundit kanë me këtë bashki. Kryebashkiaku Rama duke ndjerë përgjegjësinë që ka përpara ligjit në mënyrë të qëllimshme kthen mbrapsht kërkesat e qytetarëve pa ju shqyrtuar dokumentacionin, ndërkohë që përsa i përket mbledhjeve të KRRT dhe lejeve të ndërtimit të dhëna për subjektet ndërtuese vëmë re se në të gjitha lejet e dhën a ka një klientelizëm të përcaktuara nga preferencat e kryebashkiakut. Nëse ditën e djeshme nga ana e demokratëve bashkia e Tiranës akuzohej për klientelizëm me lejet e ndërtimit, kjo mazhorancë nuk denoncon edhe njerëzit e saj që janë pjesë e klientelizmit Rama. Nëse akuzat e djeshme të Bumçit për tre lejet e marra nga studio e Eftimiut kanë një bazë reale, heshtja e Bumçit për dy lejet e ndërtimit që ka marrë Marin Biçoku, i cili është edhe punonjës i ministrit Olldashi apo edhe lejet e marra nga Zamir Mane në fushat e sportit pranë stadiumit Qemal Stafa, vërteton faktin që edhe mazhoranca është e përfshirë në marrëveshje me Edi Ramën në pazaret e fundit të lejeve të ndërtimit. Në kundërpërgjigje të deklaratës së Bumçit, nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi ka reaguar duke u shprehur se po përbaltet procesi i lejeve të ndërtimit. Sali Berisha po baltos dhe pengon njerëz të thjeshtë dhe të ndershëm, pronarë dhe sipërmarrës, familjarë që duan punë apo shtëpi. Papagallët e Saliut thoshin se pse sjapim leje, sot thonë se pse japim leje theksoi Shalsi. Në fakt ky tipi Shalësi, i cili nuk është papagalli i Ramës por një kasetë e prishur e zërit të Ramës, vazhdon të tregojë se është personazh që mashtron ditën për diell qytetarët e Tiranës. Lejet e dhëna nga KRRT nuk janë leje për qytetarët e Tiranës, por janë leje për kartelin Rama. Në listën e ndërtuesve dhe në lejet e dhëna pamë të gjithë njerëzit e Edi Ramës të cilët ja shpërblejnë këtij të fundit o me para o me përkrahje mediatike. Kaseta e prishur Shalësi, në kuadër të fushatës së gënjeshtrave të tij tradicionale nuk e mblodhi KRRT për të zgjidhur problemet e qytetarëve, por për të zgjidhur xhepat e Edi Ramës, xhepa që do duhen kryebashkiakut-kryesocialist në fushatën e 28 Qershorit. Kaseta e prishur Shalësi edhe ditën e djeshme u mundua të hidhte tymnaja politike duke e kthyer gangrenë e industrisë së ndërtimit në një problem politik. Realisht KRRT e Tiranës në dy vjet, që nga marsi i vitit 2007, 30 leje për Delijorgjin, leje për dhëndrin e Sali Berishës, leje për Zamir Manen, mikun e Bodes, Olldashit, Frangajt e Berishës, leje për Artan Dulakun, leje për Shaban Meminë, leje për familjen Biçoku, leje për Avenir Kikën, leje për Frangajn, leje për badigardët e tij politikë, të cilët i kanë kthyer lejet që ju jep Edi Rama në biznes të mirëfilltë, por asnjëherë leje për qytetarët e Tiranës. Kjo Bashki e ka mbyllur përfundimisht derën e saj për qytetarin dhe ka hapur derën e madhe të korrupsionit. Por kaseta Shalësi nuk mund të flasë dhe të sqarojë faktin se të kujt janë lejet që jep kryetari i tij, ai vetëm akuzon se po shpifin mediat, po shpif politika, ndërkohë që këta njerëz e kanë kthyer bashkinë e qytetarëve në duart e një grupi rrugaçësh që veprojnë me paratë dhe taksat e qytetarëve si pronë të babës. Fatkeqësia e qytetarëve të Tiranës qëndron në faktin se, në këtë biznes janë të implikuar të dyja krahët e politikës dhe loja e akuzave është thjesht një sfond politik për të mashtruar qytetarët, të cilët presin shërbim nga të zgjedhurit e tyre, shërbim që nuk i ofrohet as nga të zgjedhurit por as nga kasetat e tipit Shalës, të cilët duan të kompensojnë paratë e humbura nga dyshekët. Bashkia e Tiranës është sot bunkeri që harxhon paratë e taksave të qytetarëve, është bashkia që funksionon për hir të interesave të kryebashkiakut të saj, i cili i ka kthyer fondet publike në dreka dhe darka, apo fushta publicitare për të mbajtur me ushqim mediat që e përkrahin në fushatën e tij elektorale.
********************************************************
Bumçi: Lejet e bashkisë janë dhënë në konflikt interesi
Zëdhënësi i grupit demokrat, Aldo Bumçi akuzon kreun e bashkisë Tiranë, Edi Ramën se lejet e ndërtimit të dhëna prej tij janë në konflikt interesi. Sipas demokratëve, Rama do të hetohet për dhënien e lejeve të ndërtimit në Tiranë, ku Bumçi thekson se tri prej këtyre lejeve i janë dhënë të njëjtës kompani. Por, nëpërmjet deklaratave të tij, zëdhënësi demokrat është i njëanshëm, sepse nga njëra anë akuzon personin që ka marrë tre leje ndërtimi, por nuk përmend personin, tjetër i cili ka marrë dy leje ndërtimi. Tri nga pesë leje ndërtimi i janë dhënë të njëjtës kompani. Kompania, e cila ka marrë lejen e ndërtimit zotërohet nga ish-drejtori urbanistik i Bashkisë dhe anëtarë aktual i KRT-së, ka theksuar Bumçi gjatë një deklarate për shtyp. Ndër të tjera, zëdhënësi i grupit demokrat Aldo Bumçi ka deklaruar se hetimi parlamentar ndaj kryebashkikut Rama është vetëm çështje ditësh, dhe shumë shpejt do ti dorëzohet Parlamentit, kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm të hetimit. Ky është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, një monopol që i shërben një grushti njerëzve, që merr vendime në konflikt të hapur interesi. E gjithë kjo do të jetë një objekt e hetimit parlamentar. Është gjithë koha e nevojshme, për shkak se këto materiale, siç po e bëj publike, nuk kërkojnë një kohë të madhe investigimi, janë publike, deklaroi Bumçi.
*********************************************
Shalsi: Politika e PD në grahmat e fundit të saj
Në kundërpërgjigje të deklaratës së Bumçit, nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi ka reaguar duke u shprehur se po përbaltet procesi i lejeve të ndërtimit. Sali Berisha po baltos dhe pengon njerëz të thjeshtë dhe të ndershëm, pronarë dhe sipërmarrës, familjarë që duan punë apo shtëpi. Papagallët e Saliut thoshin se pse sjapim leje, sot thonë se pse japim leje theksoi Shalsi. Sipas tij, maxhoranca është e shkuara dhe politikë e vjetër, së cilës po i vjen fundi.
***************************************************
Dështon KRRT e radhës për lejet e kartelit mafioz Rama
Siç mësohet nga burime brenda KRRT së Tiranës, kryetari i Bashkisë, Edi Rama, lajmëroi një mbledhje tjetër KRRT-je, për të miratuar lejet dhe projekte të tjera të cilat kanë të bëjnë me klientelizmin e tij në prag të fushatës. I ndodhur nën trysninë dhe presionin mediatik pas skandalit të së dielës, kryebashkiaku i Tiranës u detyrua të anullojë KRRT e lajmëruar për tu mbledhur ditën e diel. Vendimet e fundit të KRRT të Tiranës, përveç faktit që u miratuan në mënyrë skandaloze në një ditë pushimi verifikuan para shqiptarëve se kryetari ynë i Bashkisë së Tiranës është pjesë integrale e mafies së industrisë së ndërtimit dhe ka shndërruar këtë sektor në pronën e tij private. Tashmë KRRT e Tiranës është kthyer në një sektor që miraton leje dhe sheshe ndërtimi sipas interes