Ja se si i ka katërfishuar dhe pesëfishuar Edi Rama taksat për biznesin e madh

Taksa e gjelbër në vitin 2007 ka qenë 9 mijë lekë, në vitin 2009, 38mijë lekë dhe në vitin 2010, 45 mijë lekë
Përveç lejeve klienteliste të ndërtimit, një ndër pikat e dobëta të kryebashkiakut kyyesocialist Edi Rama është dhe politika e taksave, e cila sipas tij duhet të jetë sa më e rëndë kundrejt qytetarëve. Këtë fakt gazeta SOT ia bërë të ditur prej kohësh kreysocialistit Rama, megjithëse ai nuk ka dashur ta pranojë asnjëherë si të mirëqenë. Gjatë mandatit të tretë të qeverisjes vendore, Rama ka luajtur një politikë tejet të rëndë me të gjitha taksat që kryeqytetasit duhet të paguajnë ndaj institucionit të tij, bashkisë. Përveç se ka aplikuar një sërë taksash, ai ka preferuar që ti rrisë ato nga viti në vit, pavarësisht gjendjes që qytetarëve për ti paguar dhe gjendjes që tij për të ofruar shërbimin e caktuar. Në taksat e Ramës përfshihen taksa e banesës, gjelbërimit, ajo e pastrimit, tabelës, hyrjes në qytet etj. Nga të gjitha këto taksa, Rama vjel miliona e miliona lekë nga qytetarët, me pretendimin se këta të fundit do të marrin kundrejt tyre një shërbim të posaçëm në ambientet publike. Por në të vërtetë vetë qytetarët janë të ndërgjegjshëm, se edhe pse paguajnë këto taksa, vetëm shërbim cilësor që nuk kanë gjetur nga institucioni që drejton Rama. qytetarët nuk harrojnë gjendjen në të cilën u katandis i gjithë kryeqyteti për disa muaj, ku plehrat pushtuan lagjet e rrugët, pasi Rama kishte mosmarrëveshje me firmat e tij klienteliste të pastrimit të qytetit. Një tjetër taksë e Ramës është edhe taksa e gjelbërimit, e cila sipas tij shërben për krijuar sa më shumë sipërfaqe publike të gjelbra në kryeqytet. Por a mund të na thotë z. Rama se ku kanë shkuar këto taksa, pasi vetëm në gjelbërim nuk mund të jenë përdorur, sepse mjafton vetëm një xhiro nëpër kryeqytet dhe vetëm me sy të lirë gjithsecili qytetar është i gatshëm të llogarisë se sa metra katrorë apo sipërfaqe publike është e gjelbëruar. Themi kështu, sepse gjelbërimi ka mbetur vetëm një slogan i Ramës ndër vite për të manipuluar qytetarët, por në të vërtetë ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka betonuar atë anembanë. Kryesocialisti Rama nuk pranon kurrsesi se i ka ngritur taksat, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Por gazeta SOT, e cila ia ka paraqitur të faktuara rritjen e taksave për të dyja kategori, sot është ndalur në nënkategoritë e biznesit, atij të madh dhe VIP. Pak ditë më parë, gazeta SOT i faktoi publikisht kryesocialistit kryebashkiak ngritjen e taksave për biznesin e vogël nga viti 2007-2010, ndërsa sot le të shohë ai por dhe ju lexues të nderuar se si ai ka vepruar nga viti 2007-2010 për biznesin e madh dhe atë VIP.
Taksa e gjelbër për biznesin e madh, viti 2007-2010
Veprimtaritë ekonomike të veçanta si njësitë e prodhimit ku bëjnë pjesë prodhim përpunim ëmbëlsirash dhe produktesh ushqimore; prodhim përpunimi pijesh; prodhim përpunim druri, mobilieri, tapiceri; impiante, prodhim dhe përpunim metalesh; prodhim, përpunim tregtim materialesh inerte; prodhim, përpunim qumështi dhe nënproduktesh etj., taksoheshin me 9 mijë lekë të rinj. Në vitin 2008 në këto njësi prodhimi taksa e gjelbër u dyfishua duke arritur në 18 mijë lekë të rinj. Në vitin 2009 u bë 36 mijë lekë të rinj, ndërsa për vitin 2010 ajo është vulosur në 45 mijë lekë të rinj. Që nga viti 2007, taksa e gjelbërimit do të katërfishohej edhe në njësitë e ndërtimit (për çdo kantier ndërtimi, rrugë, shkolla, kopshte, objekte banimi e tregtare dhe të tjera të ngjashme me to, të cilat taksoheshin me 100 mijë lekë të rinj në vitin 2007. Në vitin 2008 kjo taksë u rrit me 50% për këtë kategori biznesi, duke kapur shifrën e 150 mijë lekëve të rinj. Një vit më pas, pra në vitin 2009, taksa u rrit me 100%, çka detyroi këto biznese që të paguanin 300 mijë lekë të rinj. Ndërsa për vitin 2010, Rama ka vendosur taksa e gjelbër për këtë biznes katërfishohet në krahasim me vitin 2007. Pra në vitin 2010, biznesi i madh do të paguajë 400 mijë lekë taksë gjelbërimi.
Taksa e gjelbër, viti 2008-2010
Biznesi i madh me aktivitet shitjen me pakicë siç mund të jenë fruta-perimet dhe produktet ushqimore, në vitin 2008 paguanin si taksë gjelbërimi 10 mijë lekë të rinj. Në vitin 2009, kjo taksë u dyfishua në 20 mijë lekë dhe në vitin 2010 ajo 25 mijë lekë. E njëjta taktikë u ndoq me këtë kategori biznesi edhe në shitjen me shumicë të këtyre produkteve, ku në vitin 2008 ky biznes paguante 12 mijë lekë të rinj taksë gjelbërimi. Një vit më vonë, pra në vitin 2009, taksa u dyfishua në 24 mijë lekë ndërsa për vitin 2010 ajo pësoi sërish një tjetër rritje, duke arritur në shifrën prej 29 mijë lekësh të rinj. Një rritje të kësaj takse nga viti 2008-2010 në biznesin e madh pësoi edhe transporti, ku një automjet me mbi 42 vende taksohej për gjelbërimin 20 mijë lekë të rinj në vitin 2008. Një vit më vonë kjo taksë u rrit nga Rama në 30 mijë lekë të rinj, ndërsa për vitin 2010 ajo u bë 35 mijë lekë.
**********************************************************Taksa e Pastrimit për biznesin e madh në vitin 2007-2010
Një tjetër taksë që ka pësuar rritje të ndjeshme për biznesin e madh, por që Rama vijon ta mohojë paturpësisht, është dhe ajo e pastrimit dhe largimit të mbeturinave. Kjo taksë u ngrit në të gjitha aktivitetet prodhuese të biznesit të madh. Në vitin 2007, taksa e pastrimit ishte 70 mijë lekë të rinj në njësitë prodhim dhe përpunim, duralumi, metalesh, druri, tapicerie, letre, kartoni, plastmasi etj., të ngjashme me to. Në vitin 2008, kjo taksë u bë 75 mijë lekë, në vitin 2009 ajo shkoi në 80 mijë lekë ndërsa në vitin 2010, ajo arrit në shifrën e 85 mijë lekëve të rinj. Po ashtu edhe në prodhimet ushqimore, bukë, ëmbëlsira, mishi, peshku, bulmeti, pije etj., të ngjashme me to, taksa e pastrimit për biznesin e madh ishte 70 mijë lekë të rinj në vitin 2007. Në vitin 2008 ajo nuk ndryshoi, por në vitin 2009, u rrit në 80 mijë lekë, ndërsa për vitin 2010 shkoi në 85 mijë lekë të rinj. Ndërkaq, në prodhimin e konfeksioneve, etj., të ngjashme me to, kategoria e biznesit të madh paguante 20 mijë lekë të rinj në vitin 2007 si taksë për pastrimin. Në vitin 2008, kjo taksë ariti gati në 4 fishin e saj për këtë biznes, duke kapur shifrën e 75 mijë lekëve të rinj. Por nuk mjafton me kaq, pasi në vitin 2008 taksa për këto njësi prodhimi shkon në 80 mijë lekë të rinj, ndërsa për vitin 2009 ajo bëhet 85 mijë lekë. Ndërsa institucionet arsimore, kulturore, sportive etj., në vitin 2007 paguanin si taksë pastrimi 1500 lekë/dhomë në vit. Por në vitin 2008, kjo taksë u standardizua në 20 mijë lekë të rinj në vit. në vitin 2009 taksa e pastrimit vijoi të rritj duke u bërë 22 mijë lekë, ndërsa në vitin 2010 ajo arriti në 25 mijë lekë të rinj në vit.
**************************************************************
Taksa e gjelbërimit për biznesin VIP në vitin 2008-2010
Ashtu si edhe familjarët, biznesi i vogël apo ai i madh, taksa e gjelbërimit ka pësuar rritje mbi 2 fish gjatë këtyre viteve edhe në biznesin VIP. Në vitin 2008, biznesi VIP në shitjen e bulmetit, mishit, peshkut, fruta-perimeve dhe ato ushqimore, paguante 150 mijë lekë të rinj në vit. Në vitin 2009, kjo taksë u rrit 25 mijë lekë, ndërsa në vitin 2010 u dyfishua duke shkuar në 30 mijë lekë në vit. Taksa e gjelbërimit u çmend edhe për bar, kafet, fast-foode-et etje., ku për këto aktivitete në vitin 2008 ajo ishte 250 mijë lekë, në vitin 2009, u dyfishua në 50 mijë, ndërsa në vitin 2010 ajo përfundoi në 62 mijë lekë të rinj. Kjo taksë preku sigurisht edhe njësitë e prodhimit në biznesin e cilësuar VIP. Pjesa më e madhe e këtyre aktiviteteve, ku mund të përmendim prodhimin dhe përpunimin e duraluminit, metaleve, drurit etj; prodhimin e tullave, tjegullave blloqeve të betonit etj; prodhimin e përpunimin e vajrave, naftës, gazit etj; shtypshkronjat etj të ngjashme me to; impiantet, linjat e prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore ose të tjera, në vitin 2008 taksoheshin për gjelbërimin me 23 mijë lekë të rinj në vit, në vitin 2009, me 40 mijë, ndërsa në vitin 2010 kjo taksë shkoi në 50 mijë lekë të rinj në vit. Taksa e pastrimit u rrit edhe n