E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës nis një fushëtë informuese për të ndaluar taksitë e palicensuara

Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë sensibilizimi për ndalimin e taksive të palicencuara, një problem shqetësues prej vitesh jo vetëm për subjektet e liçencuara për këtë aktivitet, por edhe për qytetarët që preferojnë këtë shërbim.  Pas disa masave për të të zgjidhur këtë problem si kontrollet e vazhdueshme, vendosjen e gjobave ndaj subjekteve të palicencuara, bashkia e kryeqytetit ka vendosur të sensibilizojë dhe qytetarët, duke shpërndarë për ta fletëpalosje, në të cilat shpjegohen me hollësi shenjat dhe veçoritë e automjeteve të licencuara nga pushteti vendor. Nga informacionet e marra në bashki, taksi 4+1 të licencuara rezultojnë 500, ndërsa 8+1 vetëm 50, ndërkohë që numri i mjeteve të tilla që operojnë në mënyrë pirate mendohet të jetë shumë më i madh. Për taksitë e licencuara 4+1, në këto fletëpalosje paraqiten shenja dalluese si targat e verdha, logo e Bashkisë e stampuar, taksimetri, mbishkrimi “taksi”, çmime të afishuara në pjesën e jashtme dhe të bremdshme. Për identifikimin e mjeteve 8+1, shenjat janë të njëjta, përveç ngjyrës së mjetit, që është e bardhë me një shirit blu dhe një të kuq. Sipas burimeve të Bashkisë së Tiranës, nisma e sapomarë synon tërheqjen e vëmendjes dhe sensibilizimin e qytetarëve për shfrytëzimin vetëm të mjeteve të liçencuara nga bashkia e Tiranës, pasi ato garantojnë transport të sigurt dhe cilësor të udhëtarëve dhe bagazheve. Të gjitha këto subjekte plotësojnë kriteret e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, kompetencë profesionale në drejtim, gjendje të mirë teknike të automjetit dhe identifikim të tyre, çmime transparente dhe të miratuara ligjërisht, kontribut financiar ndaj shtetit, nëpërmjet shlyerjes së detyrimeve, por dhe mundësi për ankesa, në lidhje me shërbimin e ofruar, thanë burimet e Bashkisë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›