E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Italia dhe Greqia partnerët kryesore ekonomikë të vendit tonë


Italia dhe Greqia vazhdojnë të jenë partnerët kryesorë mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), organizëm me të cilin tregtia e jashme e vendit tonë në muajin Maj zuri 63,6 për qind të totalit.


Sipas burimeve zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), në muajin Maj eksporti me Italinë u llogarit në 60,2 për qind të totalit dhe importi 27,6 për qind. Ndërsa me Greqinë, eksporti zuri 7,7 për qind të totalit dhe importi 13,3 për qind. Ndërkohë vihet re se për muajin Maj, disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur janë: Kina, Gjermania, Zvicra, Kroacia, Maqedonia, Spanja, Austria etj. Sipas INSTAT, për periudhën 5-mujore janar-maj 2009, vlera e mallrave të importuara nga vendet e BE-se arriti në vlerën 105,020 miliardë lekë, nga 166,160 miliardë lekë që arrin totali i shkëmbimeve tregtare për këtë tregues. Vetëm vlera e mallrave te importuara nga Italia në 5 muajt e parë të këtij viti arriti 45,087 miliardë lekë, ndërsa nga Greqia në vlerën 25,296 miliardë lekë. Në periudhën 5-mujore drejt vendeve të BE-së u eksportuan mallra të ndryshme me një vlerë prej 31,194 miliardë lekë, nga 38,137 miliardë lekë vlera e përgjithshme e eksportit.Vlera e mallrave të eksportuara drejt Italise në këtë periudhë arriti në 24,027 miliard lekë dhe me Greqinë 3,741 miliardë lekë.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›