Bashkia e Tiranes nis pastrimin e Lanes

Lumi i Lanës ka nisur të pastrohet nga ndërmarrja nr. 2 e Bashkise së Tiranës.
Këtë herë pastrimi po bëhet që nga burimi i tij e deri në fund. Kjo ndërmarrje do të vazhdojë për një kohë të gjatë pastrimin e thellë, por nga ana tjetër, drejtoresha e kësaj ndërmarrje Luzhiana Abazi u bën thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në lumë.
“Në kuadrin e masave që ka marrë Bashkia e Tiranës, përsa i përket rikosntruksionit dhe
meremetimit të rrugëve është ndërmarrë edhe aksioni i pastrimit të Lanës. Siç e shikoni, është
duke u pastruar Lana që në burimin e saj, deri ku mbaron, në afërsi të Pallatit me Shigjeta.
Përveç masave që janë ndërmarrë për pastrimin e lumit të Lanës, janë marrë edhe masat
mbrojtëse përsa i përket vënies së zgarave, që të mos ketë më papastërtira. Në fakt këtu do të
doja të bëja një apel për qytetarët, të cilët tregohen të pakujdesshëm dhe hedhin mbeturina
dhe në momentin e reshjeve, që ndodh edhe bllokimi apo fryrja e lumit të Lanës.
Ky është aksion i cili do të jetë në vazhdim, sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve, po ashtu dhe
vendosjes së kapakëve të pusetave apo meremetimit në përgjithësi të gjithë rrugëve të 11njësive bashkiake të Tiranës”-deklaroi Abazi.