E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten prurjet ne liqenin e Fierzes

Niveli në liqenin e Fierzës vijon të jetë konstat që prej disa ditësh. Sipas burime zyrtare nga Koorpoarata Elektroenergjetike Shqiptare, niveli i Fierzes arrin aktualisht ne 255.9 metra. Nga ana tjetër, prurjet janë rritur, si pasojë e reshjeve të rëna në ditët e fundit, por edhe për shkak të shkrirjes së borës. Kështu, prurjet mesatare arrijnë së fundmi në 170 metër kub për sekondë. Kjo vlerë shënon një rritje dy herë më të lartë të prurjeve, të cilat pak ditë më parë ishin 70 metër kub për sekondë. Megjithëse, dëbora nuk ka shkrirë plotësisht, por mund të thuhet se niveli në hidrocentrale po mbetet i njëjtë. Edhe në rastet kur ky nivel do të rritej, uji do të përdorej për prodhimin e nevojshëm të energjisë për konsum vendas. KESH po prodhon 14 milionë kilovat orë për konsum vendas dhe pjesa tjetër prej 12 milionë kilovat orë importohet nga vendet e huaja. Aktualisht konusmi i energjisë nuk është më aq i larte sa në ditët e ftohta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›