E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqyrtimi i kërkesës, inkurajim i madh për aspiratën e Shqipërisë në BE

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti dje deklaratën e shefave të diplomacisë së Bashkimit Evropian, të cilët konfirmojnë qëndrimin e shprehur për Shqipërinë në BE.

Berisha tha shqyrtimi i kërkesës, për statusin e vendit kandidat nga Brukseli, është një inkurajim i madh për aspiratën e Shqipërisë në drejtim të integrimit.

“Siguroj ministrat e Jashtëm, Komisionin Evropian dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE, se për qeverinë time procesi integrimit, përmbushja e kritereve, normave, standardeve dhe aquive komunitare është përparësi e të gjitha përparësive. Unë mbetem optimist”, u shpreh Kryeministri.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se qeveria do të procedojë me të gjitha reformat për të bërë të mundur shpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe njëherazi liberalizmin e vizave, brenda vitit të parë të mandatit të kësaj qeverie.

“Kam kërkuar dhe kërkoj një proces mbi bazë të performancës së qeverisë shqiptare. Unë i garantoj qytetarët shqiptar se do të procedohet me të gjitha reformat që mundësojnë shpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të procedohet me të gjitha detyrimet që mundësojnë mbajtjen e premtimit tim elektoral se gjatë vitit të parë të mandatit tim të dytë do të liberalizohen vizat për qytetarët shqiptarë”, deklaroi kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›