A/H1N1, dyshohen 10 raste, priten 30 mijë doza tamiflu
Ndonëse zyrtarisht në Shqipëri raportohen 4 raste si mbartës të virusit A/H1N1, dyshohet që ky numër të shkojë në 10 por priten përgjigjet e analizave nga laboratori në Bukurersht. Aktualisht 5 persona kanë filluar trajtimin intesiv me Tamiflu.
TIRANE- Dyshohet të shkojë në 10 numri i personave të prekur nga virusi A/H1N1 në Shqipëri. Ndonëse zyrtarisht raportohen 4 raste me gripin e derrave, grupi i punës i ngritur nga ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë pret që ky numër të shkojë në 10, por për zyrtarizimin e kësaj shifre priten përgjigjet e analizave nga laboratori në Bukuresht për 5 raste të dyshuara.
Aktualisht 5 persona të dyshuar si mbartës të virusit të gripit të derrave kanë filluar trajtimin intesiv me Tamiflu. Lajmi konfirmohet nga grupi i përbashkët i punës i ngritur nga ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë. Sipas doktor Pëllumb Pipero, ndonëse pacientët nuk janë në rrezik për jetën, ata kanë filluar të trajtohen me Tamiflu për të prandaluar përhapjen e virusit A/H1N1 dhe shërimin e tyre.
Sipas doktor Pipero, pacientet do të trajtohen me këtë medikament deri në pesë ditë dhe se situata është nën kontroll. Grupi i punës në një takimi në repartin e infektivit në Qendrën Spitalore Universitare Nëne Tereza për trajtim profesional të gripit, ka udhëzuar mjekët të mos keqpërdorin medikamentin kurues të këtij gripi, Tamiflunë.
Grupi i punës ka vendosur që ky medikament të përdoret për cdo rast që ka të dhëna klinike dhe epidemiologjike të virusit A/H1N1. Momentalisht Ministria e Shëndetësisë ka në gjendje 1200 doza Tamiflu për trajtimin e 1200 pacientëve. Nga dikasteri i sheëndetësisë bëhet i ditur prokurimi për blerjen e 10 mijë dozave Tamiflu dhe negociatat me OBSH për prurjen e 10 mijë dozave të tjera.
(e.n/News24/BalkanWeb)