E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës njeh dhe nënkryetarin e dytë, Basha emëron Edmond Panaritin

27-07-2011 / Gazeta 55

Basha: Z.Panariti do fokusohet në mbrojtjen e konsumatorit

Kreu i Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socailiste për Integrim, Edmond Panariti do jetë nënkryetari i bashkisë së Tiranës. Emërimi u bë sot nga kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili deklaroi se z.Panariti do të fokusohet në mbrojtjen e konsumatorit. “Panariti me një background të konsoliduar akademik në fushën e ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, është një nga personat e pakët, që gëzojnë eksperiencë menaxheriale në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Në detyrën e tij të re, ai do të fokusohet në këtë çështje tepër të rëndësishme, mbrojtjen e konsumatorit në të gjitha aspektet”- u shpreh Basha, ku shtoi se mbrojtja e konsumatorit do të jetë në parametra evropiane.

Ndërsa në fjalën e tij, nënkryetari i ri i Bashkisë, Edmond Panariti deklaroi se ky protokoll mbart objektiva të mëdha për përmirësimin e jetës në kryeqytet. “Mbrojta e konsumatorit është emergjente. Kemi dhe sfida të tjera përpara, siç është mbrojtjen e mjedisit dhe gjelbërimi i kryeqyteit që janë po aq të rëndësishme”- u shpreh Panariti.

Ditën e djeshme, kryebashkiaku Basha prezantoi nënkryetaren e bashkisë së kryeqytetit, Jorida Tabaku. Kreu i bashkisë i kërkoi nënkryetares që të angazhohet fuqimisht në realizimin e prioriteteve të bashkisë, siç është ai i hapjes së vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik.

Ndërkohë, Tabaku ka dhënë dorëheqjen tashmë nga posti i zv/ministres së Integrimit si dhe këshilltares së PD në bashkinë e Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›