E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja ALBtelecom-Telekom Italia, rritet kapaciteti i linjës optike Bari-Durrës

TIRANË- Shqiptarët gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e Europës, nëpërmjet përdorimit të internetit.

Kompania ALBtelekom nëpërmjet linjës ADSL numëron në rrjetin e saj rreth 150 mijë abonent, ndërkohë që drejtues të firmës lajmërojnë rritje të cilësisë dhe shpejtësisë se internetit si rezultat i rritjes së kapacitetit të fibrave optike në linjën Bari-Durrës që sot arrin të transmetoj 8 herë më shumë se një vit më parë.

Falë marrëveshjes dypalëshe të Telekom Albanias dhe Telekom Italia Sparkle, linja e fibrave optike që bashkon Shqipërinë dhe Italinë transmeton deri në 20 gigabit, dhe brenda pak vitesh pritet të arrijë në 80 gigabit për sekond.

“Tani jemi 150 klientë me shërbimin ADSL. Klientët dhe populli shqiptar do të ketë internet pa ndërprejrje dhe me shpejtësi tepër të lartë në mënyrë që njerëzit ta shijojnë internetin. Kjo ëshë ajo cka kemi realizuar sëbashku si një hap i rëndësishëm për ne dhe ALBtelekom. Ne të komapnisë Telekom italia Sparkle besojmë se ALBtelekom është një partner i rëndësishëm jo vetëm për marrëdhëniet dhe lidhjet e biznesit që kemi, por edhe atë cka mund të arrijmë në të ardhmen”,- deklaroi drejtori i Telekom Italia, Paolo Ferrari.

I pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, ishte ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo ka ofruar mbështetje për realizimin e nismave të tilla edhe në të ardhmen.

“Sot është ditë e vecantë dhe rast i gëzueshëm për mua që të përgëzoj ALBtelekom dhe përpjekjet e tij bashkë me ortakun bashkëpronar të linjes Trans Adriatike. Për rritje shumë të rëndësishme të kapaciteteve të linjës Trans Adriatike”,- theksoi ministri Pollo.

Nëpërmjet investimeve të realizuara gjatë 2010 Albtelekom në rrjetin kombëtar me Fibër Optike do të mundësojë gjithashtu edhe ofrimin e shërbimeve të linjave ndërkombëtare me qera dhe njëkohësisht do të mbështesë më mirë edhe shërbimet ‘Cloud Computing’.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›