Basha mban premtimin, hap dyert e bashkisë për qytetarët

UPDATE- Kryebashkiaku i ri i Tiranës, ka nisur takimet me qytetarët në zyrën e tij, duke përshëndetur dhe dëgjuar në të njëjtën kohë zërin e tyre. Në prani dhe të nënkryetarëve të bashkisë Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar takime intensive me qytetarët të cilët ishin të shumtë në radhë, për të bashkëbiseduar me kryetarin e ri të bashkisë, lidhur me perspektivën e ardhshme të Tiranës. Zoti Basha ka marrë urime nga qindra qytetarë për detyrën e re, duke shprehur besim të plotë tek ai për një administrim eficent të bashkisë së Tiranës. Basha i ka garantuar ata se bashkia do jetë zëri i qytetarëve dhe për këtë këta të fundit do jenë vendimmarrësit e politikave të institucionit. Pas premtimeve të shumta, në një fushatë të gjatë elektorale, kjo në sajë të një plani strategjik për Tiranën, kreu i Bashkisë duke falenderuar qytetarët që e votuan, i ofron mbështetje kryeqytetasve se janë dhe do mbeten të parët, në qendër të objektivave të politikave të bashkisë, për katër vitet e ardhshme.
...