E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Ristani: Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime

27-07-2011 / Gazeta 55

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka folur sot për reformën zgjedhore në vend. Ai ka kërkuar rishikimin e kodit, duke theksuar se palët duhet të bien dakord për këto ndryshime.


“Aktorët politikë mund të gjejnë dhe forma të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve. Nuk besoj se shtyllat kryesore të ndryshimit të Kodit Zgjedhor do të jenë ndryshimi i administrimit të zgjedhjeve, por pika të ndryshme të Kodit Zgjedhor. Nuk besoj se çështja kryesore do të përmblidhet tek administrimi i zgjedhjeve”- u shpreh Ristani.


Kreu i KQZ-së, vlerësoi zgjedhjet e 8 majit, duke u shprehur se sasia e ankesave ankimore ka ardhur në rënie nga zgjedhjet në zgjedhje. “Procesi është më i shpejtë dhe më i lehtë për t`u menaxhuar. Këto zgjedhje treguan se numri i ankesave është më i pakët në krahasim me zgjedhjet e tjera”- përfundoi kreu i KQZ, Arben Ristani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›