Bashkia e Tiranes probleme me pagat e punonjesve per muajin gusht
Punonjesit e Bashkise se Tiranes rrezikojne qe per muajin gusht te mos marrin pagen. Kjo per shkak se financat e pushtetit vendor ne kete periudhe jane ne kuota te limituara dhe te ardhurat dytesore apo mundesite e tjera alternative nuk mund te plotesojne te gjitha nevojat per permbushjen e fondit te pagesave te punonjesve. Edhe pse paga e muajit gusht merret ditet e para te muajit shtator ende nuk eshte bere publike shqetesimi por edhe rruga e zgjidhjes se kesaj ceshtjeje prioritare.
Mungesat e fondeveZyrtarisht Bashkia e Tiranes ka sqaruar se gjendja aktuale e financave te bashkise eshte vetem 140 milione leke ose rreth 1.5 milione dollare. Sipas institucionit i gjithe granti i qeverise prej 870 milione lekesh eshte shpenzuar ne 6 muajt e pare.
Jane shpenzuar nga janari deri ne qershor 2011 per paga dhe shpenzime te bashkise edhe buxheti i mbartur ne vitet 2009-2010. Jane shpenzuar edhe fondet per rimbursimin e kasave fiskale eshte bere pagesa e pagave per korrikun ka mungese fondi per pagat e gushtit sqaroi zyrtarisht bashkia.
Te dhenat e vendoreve raportojne se tatimet e bashkise kane mbledhur vetem 10 per qind te planit gjate periudhes qe ata e kane vleresuar si tranzitore me nje mesatare prej 32 per qind per 6 muajt e pare. Disa taksa te bashkise jane mbledhur simbolikisht ne shifra te tilla si 0.5 per qind apo vetem 1 per qind. Bashkia e Tiranes ka bere pagesen per pastrimin e qytetit ndaj kompanive private deri ne muajin qershor. Mungojne fondet per shpenzime operative per sherbime ndaj administrates sqaroi zyrtarisht financa e bashkise. Sakaq ditet e para te javes se re kane vijuar me tej largimet ne radhet e administrates. shte larguar nga posti i punes drejtoresha e Drejtorise se Financave. Pritet qe zevendesimi i saj te behet brenda kesaj jave.
Largimet dhe emerimetLargimet e fundit ne administraten vendore jane regjistruar ne radhet e shofereve. Plot 17 drejtues automjetesh kane nderprere marredheniet e punes javen e kaluar. Per shkak te problemeve me financat rezulton se ish-punetoret e bashkise jo vetem qe nuk kane marre dy paga shperblim sipas Kodit te Punes legjislacionit ne fuqi por ende nuk jane paguar per ditet e punes gjate muajit korrik. Ata presin zbardhjen e te dhenave nga Drejtoria e Financave dhe ne rast te zgjidhjes se problemit pagesa e tyre duhet te kryhet javen e pare te muajit shtator. Pervec tyre nje pjese e mire e stafit qe punoi me ish-kryetarin e bashkise Edi Rama eshte larguar nga institucioni i bashkise. Disa prej tyre dhane doreheqjen e parevokueshme te tjere u larguan menjehere pas mberritjes se kreut te ri te bashkise Lulzim Basha.
ZgjidhjaMbledhja e pare e keshillit bashkiak pritet te zhvillohet ne javen e dyte te muajit shtator. Kjo do te konsiderohet edhe si java e shpetimit pasi aty pritet te diskutohen problematikat mungesat ne buxhete dhe pritet zgjidhja e mundshme si per punonjesit e punet e bashkise ashtu edhe per problemet e mbetura pezull per vite me radhe per te gjithe qytetaret e Tiranes.
Pritet qe nje nga propozimet e stafit qe po punon per permiresimin e sherbimeve ndaj qytetareve te beje propozimin per uljen e taksave vendore. Keshtu kjo pritet te sjelle rregullin dhe shtimin e kontribuuesve ne arken e pushtetit vendor duke rregulluar financat e familjeve tiranase por nga ana tjeter duke sistemuar edhe qesen e fondit te madh te bashkise.