E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti Studenti pese dite pa uje te pijshem

Furnizimi

Banoret e zones siper Qytetit Studenti ne Tirane kane rreth 5 dite qe nuk furnizohen me uje te pijshem nga Drejtoria e Ujesjellesit. Ata thone se nje pjese e tyre paguajne rregullisht ujin por Ujesjellesi i ka ndeshkuar kolektivisht.

Burime ne Drejtorine e Ujesjellesit thone se furnizimi me uje te pijshem eshte nderprere per Drejtorine e Qytetit Studenti e cila ka nje borxh prej 50 milione lekesh ndaj Drejtorise se Ujesjellesit te pashlyer. Te gjithe banoret qe ankohen per uje te pijshem sipas ujesjellesit kane bere lidhje te paligjshme ne tubacionet qe furnizojne konviktet e Qytetit Studenti. Ata duhet te paraqiten prane ujesjellesit per lidhjen e kontratave te rregullta ne drejtori per tu furnizuar me uje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›