E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës, rekord në abuzime me fondet, 10 milionë euro për 1 metër rrugë

Rikonstruksioni i rrugës së Kalasë së Tiranës, 2 milionë dollarë për 250 metra rrugëBashkia e Tiranës ka thyer rekordin e abuzimeve me fondet për shtrimin e rrugëve. Rruga e Kalasë do të shënohet në histori si rruga më e shtrenjtë që ka regjistruar ndonjëherë vendi ynë. Është një distancë vetëm prej 250 metra dhe vlera e kësaj rruge shkon në 2 milion euro. Me vendim KRRT-je të datës 13.11.2007 Bashkia e Tiranës ka miratuar rikonstruksionin e rrugës së Kalasë, e cila vazhdon të mbetet problem për qytetarët dhe shkakton konfuzion

si për kalimtarët ashtu edhe për këmbësorët, pasi prej vitesh është jashtë funksionit. Me fond të Bashkimit Evropian, Bashkia e Tiranës ka miratuar rikonstruksionin e kësaj rruge, e cila i është besuar firmës K.D.K sh.p.k dhe supervizori kësaj rruge do të jetë PLANARCH S.I.r. Në një kohë që flitet dhe hidhen akuza të rënda për abuzime në rrugën Durrës- Kukës, ku një kilometër kap vlerën afro 15 milion dollar, duke përfshirë veprat e artit që janë të shpeshta në këtë rrugë dhe punimet e tjera për shkak të relievit të vështirë, Bashkia e Tiranës miraton rikonstruksionin e një rruge me gjatësi 250 metra që kap vlerën 2 milion euro. Me një përllogaritje të thjeshtë, kjo rrugë nëse do të ishte një kilometër, atëherë vlera e saj do të shkonte në 8 milion euro, që është një shifër e pakrahasueshme me atë të një kilometri rrugë në rrugën e kombit. Përveçse abuzimeve që janë kryer por rikonstruksionin e kësaj rruge, një tjetër problem që u intereson më shumë qytetarëve është edhe vonesat në punime, pasi kjo rrugë është kthyer në një moçal në mes të kryeqytetit, për shkak të vonesave në punime.Vlera rekordRikonstruksioni i rrugës Murat Toptani apo siç njihet ndryshe Rruga e Kalasë do të jetë edhe rruga më e shtrenjtë në vendin tonë. Ende nuk dihet se kur do të përfundojë kjo rrugë tepër e përfolur që çdo ditë shkakton probleme tek qytetarët, por ajo që dihet tashmë është se vlera e kësaj rruge është më e shtrenjta që ka njohur ndonjëherë vendiynë. Problemi i kësaj rruge, afro një vit më parë ka sjell edhe një përplasje mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, pasi të dyja këto institucione kërkonin të merrnin meritat për ndërtimin e kësaj rruge dhe rrjedhimisht kërkonin dhe administrimin e fondit të akorduar nga Bashkimi Evropian për  rikonstruksionin e rrugëve. Saktësisht vlera e kësaj rruge është 1 milion e 978 mijë euro. Vendimi i KRRT-së për rikonstruksionin e kësaj rruge është dhënë në datën 13.11.2007. Data e fillimit të punimeve është vetëm dy muaj më parë, ndërkohë që kjo rrugë prej dy vjetësh ka qëndruar e bllokuar dhe në mëshirë të fatit për shkak të mungesës së investimeve. Afati përfundimtar i punimeve është data dhjetorë 2010, por me ritmin e punimeve duket se kjo rrugë do të ketë fatin e të tjerave.PunimetPunimet në këtë rrugë po ecin me hapa të ngadalta. Duke qenë një nga rrugët kryesore në Tiranë, ky projekt duhet të ishte më i shpejtë dhe punimet nuk duhet të shkaktonin probleme tek komuniteti. Por, duket se ky fakt nuk është marrë fare parasysh, pasi ajo rrugë prej 2007, kur dhe është miratuar rikonstruksioni nga KRRT, ka qëndruar e bllokuar duke shkaktuar probleme në trafikun e makinave dhe tek këmbësorët. Edhe tashmë, kjo rrugë frekuentohet nga shumë qytetarë, pasi është një nga rrugë që lidh me bulevardin kryesor por edhe me institucione të tjera. Qytetarët duhet të përballen me gropat e hapura nga firma ndërtuese, e cila prej kohësh ka ndërprerë punimet. Të shqetësuar nga ritmet e ngadalta të punimeve shprehen edhe bizneset pranë por edhepunonjësit e institucioneve që ndodhen në atë zonë, pasi çdo ditë duhet të përballen me baltën  dhe mjetet që qëndrojnë aty vetëm sa për të zënë rrugën. Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›