E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: Masterat e nivelit të dytë do të zëvendësohen me mastera profesionalë e shkencorë

Gjatë vitit 2010 masterat e nivelit të dytë do të hiqen nga universiteti duke e bërë zëvendësimin e tyre me mastera profesionalë dhe shkencorë. Kjo deklaratë është bërë nga vetë rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule në një prononcim për median. Kule bëri me dije se ato do të hiqen dhe do të zëvendësohen me mastera profesionalë dhe shkencorë.Duke ndryshuar logjikën e masterave të nivelit të dytë, pa i dhënë atyre padrejtësisht statusin e

doktoraturës, por me atë ndarje siç e kanë vendet e tjera, mastera profesionalë dhe mastera shkencorë, theksoi për me tepër ai. Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se gjatë vitit  2010 do të nisë me një skemë të re për financimin e të ardhurave të universiteteve. Krahas buxhetit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, universitetet do të kenë mundësi që të ardhurat e tyre ti menaxhojnë vetë për pagat e personelit, por edhe për stimujt përkatës sipas projekteve të caktuara. Kjo deklarate u bë nga rektori i universitetit të Tiranës Dhori Kule. Do të fillojë fillimisht me pjesën e të ardhurave që quhen të ardhurat tona. Burimet përkatëse ligjore të tyre tashmë dihen. Në kompetenca dhe përgjegjësi më të mëdha të institucioneve të arsimit të lartë në vendimmarrjen për përdorimin efektiv të burimeve të financimit, burimet e financimit përgjithësisht i përdorin 60- 70% të tyre për personelin, pjesa tjetër është për shpenzime korentë, pohoi Kule për median. Në premtimet e tij për 2010 gjatë një prononcimi për median bëri me dije se do të jetë dhe fillimi i punimeve për kampusin e ri universitar, i cili do të përfshijë disa fakultete brenda një godine, duke zgjidhur kështu përfundimisht problemin e akomodimit të studenteve.

Last Updated on E Marte, 05 Janar 2010 23:20

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›