E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Juridikut nisin studimet për 2010 në Sauk dhe Autostradë

Viti i II-III sot mësim në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës, viti I-IV në universitetin KristalViti 2010 duket se nuk do të jetë shumë i favorshëm në zhvillimin e programit mësimor për Studentët e Fakultetit të Juridikut. Kjo për shkak të mungesës së ambienteve për të zhvilluar mësim. Kusht, studentët e Fakultetit të Juridikut do ta fillojnë procesin mësimor për vitin 2010 në një tjetër godinë. Këtë herë ata do të hulumtojnë në të tjera ambiente me qira, pasi në universitetin ku ata e filluan vitin shkollor në Fakultetin e Infermierisë, nuk ka ambiente ndaj janë

të detyruar që të përshkojnë disa kilometra për të shkuar në të tjera ambiente më qira. Këtë herë drejtuesit e këtij fakulteti por dhe drejtuesit e Universitetit të Tiranës kanë vendosur që procesi mësimor bërë studentët e drejtësisë ditën e sotëm të zhvillohet në të tjera ambiente siç janë ambientet e marra me qira në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës si dhe në Universitetin Kristal. Kështu viti i 2-3, sot do ta nisin procesin mësimor në Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës, ndërsa viti i 1-4 do të zhvillojnë mësim te Universiteti Kristal. Për faj të Soros studentët e Drejtësisë u duhet ende të sorollaten nëpër godinë dhe të përshkruajnë disa kilometra për të zhvilluar mësim. Kjo vetëm se Soros u prishi godinën ekzistues, duke shtuar nj këtë më larë, dhe duke shkaktuar acarja në katin e parë. Sipas drejtuesve të Fakultetit të Drejtësisë të gjithë këtë Soros e bëri për arsye përfitimi. Problemi Fakulteti i Shkencave Sociale, duket se e ka më të zgjidhur problemin, pasi ata janë akomoduar pranë ish-Shkollës Ushtarake, ku janë sistemuar edhe sekretaritë e degëve përkatëse pranë këtij fakulteti. Më tepër problematike situata paraqitet për studentët e Fakultetit të Drejtësisë. Ata janë shpërndarë në godina të ndryshme sipas viteve që u përkasin. Studentët e Juridikut në kryeqytet do të vazhdojnë të vuajnë avarinë e mungesës së auditorëve edhe për disa vite të tjera. Godina e këtyre dy fakulteteve tashmë është plotësisht jashtë funksionit. Për këtë problem është programuar që të bëhet rikonstruksion total, i cili do të filloi këtë vit. Por problem më i madh nuk qëndron tek rikonstruksioni i kësaj godine apo zhvillimi i mësimit në një godinë tjetër. Problemin e vuajnë studentët që prej dy vitesh sorollaten në ambiente të marra borxh. Sipas studentëve nuk është aspak e favorshme zhvillimi i orëve të mësimit në këto kushte pasi janë të shpërndarë në anët më të largëta që ka Tirana, dhe për më tepër sekretaritë i kanë në godinën e nxjerrë jashtë funksionit. Ata janë të detyruar të sorollaten sa në një godinë me qira në një tjetër, dhe kjo sipas burimeve të gazetës duket se do të vazhdojë edhe për 5 vite të tjera. StudentëtStudentët shprehen se u është thënë se do të gjendet një zgjidhje e përkohshme deri në sistemimin në godinën e tyre. Por ata shtojnë gjithashtu se përfundimisht kanë marrë përgjigjen se nuk do të kthehen kurrë në godinën ku kanë qenë. Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e Universitetit të Tiranës hedhin sytë nga gjetja e ambienteve me qira, për sistemimin e studentëve të Juridikut dhe Shkencave Sociale. Në Universitetin e Tiranës, këtë vit akademik u ulën për herë të parë në auditorët e tij mbi 5 mijë studentë të rinj, të cilët si shokët e tyre janë detyruar të sorollaten rrugëve të kryeqytetit për të zhvilluar një orë leksioni apo seminari. Për rrjedhojë, edhe këtë vit, godina e Fakultetit të Drejtësisë do të mbetet peng i procedurave të tej zgjatura institucionale, ndërkohë që tenderi nuk është zhvilluar ende. Të kontaktuar nga gazeta, studentë të këtyre fakulteteve janë shprehu se dorëzojnë detyrat apo japin provime në ambientet ku zhvillojnë leksion apo seminare dhe për të marrë përgjigjen duhet të shkojnë në godinat ku ka qenë më parë këto fakultete. Sot nis procesi mësimor në të gjithë vendin Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton sot se mësimi për sistemin 9-vjeçar atë të mesëm dhe universitar do të nisë më datë 5 janar. Në këtë urdhër bëjnë përjashtim studentet e universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër si dhe nxënësit e shkollave profesionale në këtë qytet. Në bazë të urdhrit të qeverisë godinat ku sistemohen këta nxënës do të shërbejnë për strehimin e familjeve të përmbytura nga reshjet në Shkodër, duke shtyrë në këtë mënyrë fillimin e mësimit për studentët e Shkodrës më datë 15 janar. Ministria ka bërë thirrje edhe njëherë që mësimi do të vijojë normalisht në shkollat e tjera të vendit, në datën kur dhe ishte planifikuar pra më 5 janar, ditën e martë.  
Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›