Rihapen aplikimet për sistemin me kohë të pjesshme në universitete
Universiteti i Tiranës do të rinisë pranimin e kërkesave të aplikimit për sistemin me kohë të pjesshëm, prej ditës së nesërme, e për dy ditë në vijim. Aplikimet e reja për në sistemin me kohë të pjesshme, për kuotat që i gjeni bashkangjitur, kryhet në zbatim të udhëzimit nr. 1, datë 04.01.2010 të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Për shpërndarjen e kuotave të parealizuara dhe regjistrimin e pranimeve për plotësimin e këtyre kuotave në ciklin e parë të
studimeve me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë në IPAL, në vitin akademik 2009-2010, pohojnë burimet nga universiteti i Tiranës. Kandidatët që kanë depozituar më parë dosjet e tyre në sekretaritë mësimore të njësive kryesore të IPAL duhet ti plotësojnë ato. Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/ Zyrën Arsimore përkatëse. Kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomën universitare. Më 9.1.2010, Universiteti i Tiranës do të shpallë dhe do të afishojë listat e të gjithë aplikantëve, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve, duke evidentuar kandidatët fitues. Ndërkohë, regjistrimet do të kryhen nga data 11 në datën 14 janar, nga ora 08:00 në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore. Dokumentacioni për aplikantët: fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, ose fotokopje të noterizuar të ndonjë diploma tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të: fotokopja e kartës së: 2 fotografi: Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit: