E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: I rendesishem ndertimi i impiantit te ujerave te zeza per Tiranen Eva Gjura

Kryeministri Berisha e ka vleresuar mjaft te rendesishem vendimin per ndertimin e impiantit te trajtimit te ujerave te ndotura ne komunen Kashar te Tiranes me siperfaqe 530 798 m2, nje investim i qeverise japoneze me vlere 90 milione euro, i cili do te sherbeje per pastrimin e te gjitha prurjeve te lumit te Lanes, duke i dhene nje impakt te ri pastrimit te mjedisit ne Tirane. Gjate fjales se tij ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Territorit, kryeministri Berisha eshte shprehur se "ky eshte investimi me i madh qe behet ne historine e vendit per trajtimin e ujerave te zeza, eshte nje investim prej 90 milione eurosh, ndihme bujare e qeverise japoneze. Jane hapur procedurat e tenderit dhe fillon se shpejti. Kjo u be e mundur, pasi qytetaret e Tiranes mencurisht zhbllokuan veten e tyre nga bllokada te panevojshme, te demshme per ta". Sipas kreut te qeverise, ndertimi i ketij impianti kompleton ndertimin e impianteve te medha nga Velipoja ne Ksamil. "Ne kete menyre do te behet e mundur qe shume shpejt ujerat e bregdetit shqiptar te jene ujerat e bregdetit me te pastra te brigjeve te Adriatikut, Jonit dhe Mesdheut ne teresi. Me 14 impiante dhe ky eshte i 15 qe ndertohen ne te gjithe zonen para bregdetare dhe bregdetare behet e mundur realizmi i treguesve me te paster te ujerave te brigjeve tona", - u shpreh kryeministri. Berisha ka sjelle ne vemendjen e te gjitheve se ky eshte impiantit i dyte qe ndertohet pas atij te Pogradecit, nderkohe qe po ndertohet nje tjeter impiant i perpunimit te ujerave te zeza per zonen e liqenit te Shkodres. "Shume shpejt, - tha Berisha,- ne vendosim ne Shqiperi nder standardet me te mira te ndotjes se ujerave, standarde keto jetike per parandalimin e nje serie te gjere semundjesh". Kryeministri ka theksuar faktin se ndotja e ambientit rezulton direkt ne shendetin e njeriut dhe duke u bazuar nje studimi te nje universiteti te SHBA-se, 40% e vdekjeve te njeriu vijne si rezultat direkt i ndotjes se ambientit. Per ndjeshmerine ndaj ndotjes se ambientit, kryeministri ka falenderuar shoqatat dhe shoqerine civile qe eshte aq vibrante ne ceshtjet e mbrojtjes se mjedisit dhe ka dhene nje ndihmese te vecante ne rritjen, ne ndergjegjesimin e qytetareve per mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit. "Natyrisht nuancat antiglobaliste qe marrin ndonjehere segmente te caktuara te kesaj shoqerie demtojne misionin e madh qe ka kjo shoqeri ne mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit dhe garantimin e standardeve me te mira te kesaj mbrojtje. Ndaj, dhe duke falenderuar se pari qeverine japoneze dhe te gjithe ekipin e Ministrise se Puneve Publike, te Bashkise se Tiranes, komunes Kashar per procedimin me shpejtesi per ndertimin e ketij objekti shume te rendesishem per pastertine e ujerave te vendit, ftoj anetaret e Keshillit Kombetar te Territorit ta vleresojne kete projekt", - u shpreh kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›