E Diel, 1 Nëntor 2026

Agim Loci: Gjakmarrja, 700 familje te ngujuara



Rreth 700 familje ne Shqiperi jetojne prej kohesh te ngujuara per shkak te gjakmarrjes. Agim Loci, drejtues i Shtepise se Pajtimit te gjaqeve, thote se gjate vitit qe shkoi u ndermjetesua pajtimi vetem ne 22 raste, ndersa mbeten te hapura negociatat edhe per shuarjen e konfliktit ne 43 raste te tjera. "Ne vendin tone rreth 700 familje jane te prekura nga fenomeni i gjakmarrjes dhe nga viti 2011 ne analizen qe kemi bere bashke me misionaret dhe koordinatoret e rretheve kemi realizuar 22 pajtime dhe kemi ne proces dhe 43 te tilla. Kete muaj do te realizohen dhe dy pajtime te tjera dhe shpresojme qe te tjera pajtime t'i mbyllim brenda ketij muaji", - thote Agim Loci, shtepia e pajtimit te gjaqeve. Keshtu, kreu i Shtepise se Pajtimit te gjaqeve ka kerkuar te ndergjegjesoje mbare opinionin publik dhe median ne vecanti per ndihmen qe duhet te japin ne lehtesimin e ketij fenomeni dhe kalbezimin e rrenjeve te thella te kesaj plage te rende per shoqerine shqiptare, qe ne menyre fragmentare shfaqet dhe jep impaktin e saj negativ social dhe ekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›