Totozani: Ne himnin shqiptar te nderohet edhe gruaja Luljeta Ndoka
Barazia gjinore duket se do te depertoje deri ne himnin kombetar shqiptar. Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka hedhur idene e "ndryshimit" te himnit, vetem e vetem me qellim qe ne kete dokument perfaqesues shqiptar, te njohur edhe ne Kushtetute, te ngrihet lart edhe figura e gruas shqiptare. Himni, i cili eshte i tille qe ne diten e shpalljes se Pavaresise me 28 nentor 1912, propozohet qe te vije me nje pershtatje ne 100-vjetorin e tij. "Ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise eshte rasti per barazine gjinore, i cili eshte nje problem i trasheguar qe te mund t'i japim nje hipoteze interesante. Pse jo, te mendojme nje moment per nder te gjithe atyre grave qe kane dhene jeten per kete vend si Shota, vajzat e Shkrelit e shume heroina te tjera, t'i nderojme duke i perjetesuar edhe ne himn", - tha Totozani. Ai u shpreh se me rastin e ketij 100-vjetori, te filloje nje epoke e re per barazine gjinore, me nje ndryshim te vogel, qofte edhe ne himnin tone kombetar duke shtuar pervec burrave edhe grate e Republikes se Shqiperise. "T'i japim nje levizje me interesante barazise gjinore, nje elementi shume te rendesishem, i cili Shqiperise i ka munguar duke respektuar keshtu gjysmen tone patriote, punetore e cila ka bere te mundur nepermjet sakrificave te jashtezakonshme qe te kemi sot nje Shqiperi, e cila pavaresisht problemeve eshte nje Shqiperi qe ecen", - tha Avokati i Popullit, Igli Totozani. Himni i Flamurit eshte himni kombetar i Shqiperise qe nga shpallja e pavaresise me 1912. Himni, shkruar nga Aleksander Stavre Drenova, njihet zyrtarisht ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise si Himni i Flamurit, por gjithashtu gabim si "Rreth Flamurit te Perbashkuar". Himni Kombetar ishte nje marsh rumun kompozuar nga Ciprian Porumbescu, ndersa autor i tekstit rilindesi Asdreni. Sipas Lasgush Poradecit, ky u zgjodh si himni i Shqiperise sepse: "... kjo ngjau se populli e gjeti te pelqyer; vete e deshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajten dhe frymen, vete e shenjteroi, duke e dashur me zemer gjer ne therori, dhe me shume e pertej vetetherorise. Me te luftuan cetat e kryengritjes qe ishin neper gjithe viset e Atdheut, dhe vdiqen vdekjen e embel deshmoret e lirise. Me te u ngrit Flamuri ne Vlore...". Me pak fjale, kjo do te thote qe ngritja e flamurit nen tingujt dhe fjalet e "Betimit mbi flamur" ishte vetem nje akt formal nga ana e Ismail Qemalit per ta njohur kete kenge si kengen tone kombetare. "Himni i Flamurit", eshte i vetmi himn ne bote qe i kushtohet simbolit te flamurit.
Himni i Flamurit
Rreth flamurit te perbashkuar
Me nje deshir` e nje qellim,
Te gjith` atij duk` ju betuar
Te lidhim besen per shpetim.
Prej lufte vec ay largohet
Qe eshte lindur tradhetor,
Kush eshte burre nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si nje deshmor!
Ne dore armet do t`i mbajme
Te mbrojme atdhene me cdo kend,
Te drejtat tona ne s`i ndajme;
Ketu armiqte s`kane vent.
Se Zoti vete e tha me goje
Qe kombe shuhen permbi dhe,
Po Shqiperia do te rroje;
Per te, per te luftojme ne!
O flamur, flamur, shenj` e shenjte,
Te ty betohemi ketu,
Per Shqiperin` atdhen` e shtrenjte,
Per nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burre quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu be theror;
Per jet` ay do te kujtohet
Mbi dhe, nen dhe si nje shenjtor!
ASDRENI
Himni i Flamurit
Rreth flamurit te perbashkuar
Me nje deshir` e nje qellim,
Te gjith` atij duk` ju betuar
Te lidhim besen per shpetim.
Prej lufte vec ay largohet
Qe eshte lindur tradhetor,
Kush eshte burre nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si nje deshmor!
Ne dore armet do t`i mbajme
Te mbrojme atdhene me cdo kend,
Te drejtat tona ne s`i ndajme;
Ketu armiqte s`kane vent.
Se Zoti vete e tha me goje
Qe kombe shuhen permbi dhe,
Po Shqiperia do te rroje;
Per te, per te luftojme ne!
O flamur, flamur, shenj` e shenjte,
Te ty betohemi ketu,
Per Shqiperin` atdhen` e shtrenjte,
Per nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burre quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu be theror;
Per jet` ay do te kujtohet
Mbi dhe, nen dhe si nje shenjtor!
ASDRENI