E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Po flisni me tym Rozeta Rapushi

Partia Socialiste jo vetem qe rrezikon humbjen ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2013, por edhe te aleateve te saj. Ky ishte nje paralajmerim i bere dje nga kater aleatet e selise roze, Skender Gjinushi PSD, Paskal Milo PDS, Nard Ndoka PDK dhe Petro Koci PSV '91. Me nje deklarate te perbashket, aleatet u rebeluan dje ndaj qendrimeve dhe politikave te kreut socialist, Edi Rama, dhe selise roze ne menyre te vecante per reformen zgjedhore, duke akuzuar se PS e ka prishur marreveshjen me ta. Madje, pati edhe nga ata, si kreu i PDK-se, Nard Ndoka, i cili nuk perjashtoi rikthimin ne gjirin e Partise Demokratike. Kurse pergjigjja e Rames po dje, ishte sa fyese aq dhe paralajmeruese. Ai tha se aleatet po flasin me tym, kurse i hapi rrugen shperberjes se koalicionit, kur tha se PS nuk ka ne dore ndryshimin e sistemit zgjedhor, e vetmja kerkese qe te vegjlit kane ndaj partise me te madhe ne opozite.

PERCARJA

Aleatet e PS-se, Skender Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka dhe Petro Koci akuzuan dje publikisht kreun e opozites, Edi Rama, se ka prishur marreveshjen zgjedhore. Madje, theksuan se ne keto kushte, fitorja e PS-se ne vitin 2013 eshte e dyshimte, per sa kohe Rama po ben te njejtat gabime, si dhe ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. "Vleresojme qe lidershipi i PS-se, me problem ka se si te neutralizoje apo reduktoje aleatet, se sa fitoren ne zgjedhje ose berjen fitues te votuesve te majte. Ashtu si disa ne lidershipin e PS-se kane me problem me njeri-tjetrin dhe urojne humbjen e kryetareve te radhes para fitores ndaj Sali Berishes", - u shpreh kreu i PSD-se, Skender Gjinushi. Po keshtu, edhe lideri i PDS-se, Paskal Milo, shprehu keqardhje per qendrimin qe po mban PS-ja duke theksuar se po behen te njejtat gabime qe sollen disfaten e saj ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. "Duke pasur besim se PS-ja do te kishte nxjerre mesime nga e kaluara, nga gabimet qe ka bere, ne po shohim se po ben serish te njejtat gabime", - tha Milo. Ndersa kreu i PSV '91, Petro Koci, shtoi se, nese klasa politike dhe pjesa socialiste e saj nuk arrin qe te korrigjoje sistemin zgjedhor, atehere eshte e domosdoshme qe PS, si aleati kryesor i koalicionit "Aleanca per te ardhmen" te eliminoje efektet perjashtuese te kodit.

REAGON RAMA

Nuk kaluan pak minuta nga deklarata e perbashket e aleateve te Partise Socialiste dhe kreu i PS-se, Edi Rama, e cilesoi ate nje reagim ne tym. Sigurisht ne faqen e tij zyrtare ne rrjetin social "Teitter", Rama i cilesoi si te nxituara dhe te pabaza akuzat e aleateve per prishjen e marreveshjes zgjedhore. Pa hyre me tej ne qendrimet per nje humbje te mundshme te se majtes edhe ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. Sipas Rames, Partia Socialiste mbron te njejten bindje me aleatet, por nuk ka ne dore permiresimin e sistemit zgjedhor. "Keqardhje per reagimin ne tym te aleateve ndaj Partise Socialiste! PS mbron te njejten bindje me ta, por s'ka ne dore te permiresoje pa konsensus sistemin", - shkruan Rama ne "Teitter".

Ish-minister i "Berishes", kreu i PDK paralajmeron rikthimin

Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, duket se po mendon realisht largimin nga aleanca me Partine Socialiste. Duke akuzuar politiken e kreut socialist Rama dhe fajesuar ate per prishje te marreveshjes me aleatet, Ndoka tha se lideri i PS-se ka ndryshuar kursin, duke u ndikuar nga lufta e klaneve brenda partise me te madhe te opozites. Per rrjedhoje, ai pohoi nuk e perjashton ne nje te ardhme nje koalicion me Partine Demokratike. "Partia Socialiste e prishi marreveshjen me aleatet. Kjo per faktin se marreveshja jone me PS ka qene pikerisht reforma zgjedhore. PS po hap hendek ne bashkepunimin me aleatet. E prishi marreveshjen per reformen zgjedhore, ndaj ka hapesira per koalicion edhe jashte. Nuk perjashtojme koalicion me Partine Demokratike", - pohoi dje Ndoka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›