E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës synon rritjet e hapësirave të gjelbëruara

Bashkia e Tiranës ka planifikuar një strategji lokale për një mjedis të shëndetshëm që synon rritjen e normës së gjelbërimit  nga 4 m2 që është aktualisht për çdo banor, në 7 m2. Burime zyrtare të bashkisë bënë të ditur se për të siguruar një mjedis të shëndetshëm do të përmirësohen parqet ekzistuese në të gjithë kryeqytetin dhe si dhe ndërtimi i të tjerave për banorët në zona të reja të banimit, ku mungesa e tyre është e theksuar. Për këtë qëllim, Drejtoria e Planit Regullues po punon për  pikëzimin e kryeqytetit, për ta kthyer Tiranën në një qytet europian të gjelbëruar, ku synohet të arrihet norma në 7 m2 , e cila është e përcaktuar në të gjitha kryeqytetet europiane. Praktika e ndërtimit gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar në Tiranë, bashkë me rritjen e shpejtë urbane, i orientuan prioritetet e arkitektëve dhe urbanistëve larg hapësirës publike. Por së fundi, sipas bashkisë, rrjedha tashmë ka kthyer dhe tranzicioni kaotik po sfidohet, pasi debati publik po përqëndrohet në çështje të "cilësisë urbane" dhe të "kushteve të të jetuarit" në qytet, ndotjes dhe cënimit të shpejtë të rrugëve dhe shesheve urbane prej lëvizjes së automjeteve. Kështu, hapësira publike dhe "jeta publike" po ri-prezantohen si objekte të rëndësisë të veçantë, mes të tjerave, edhe në trajtimin arkitektonik. Ndonëse një numër i konsiderueshëm hapësirash publike janë krijuar dhe rikonstruktuar, mbetet akoma shumë për të bërë, thanë burimet nga bashkia e kryeqytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›