E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmohen nga ushqimi, vdesin nënë e bijë në Elbasan

Nënë e bijë nga rrethi i Gramshit kanë gjetur vdekjen, ndërsa dyshohet se tragjedia ka ndodhur për shkak të helmimit nga ushqimi që ato kanë konsumuar. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se "Nafije Bujku, 39 vjeç banuese në Buçar të rrethit të Gramshit dhe vajza e saj R. Bujku, 10 vjeç, kanë ndërruar jetë në të gdhirë të ditës së sotme, gjatë rrugës kur po transportoheshin nga të afërmit e tyre në spitalin kirurgjik të Elbasanit". Të afërmit kanë deklaruar se shqetësimet e nënë e bijë janë shfaqur pasi ato kanë konsumuar ushqimin e darkës. Më pas gjendja e tyre është rënduar dhe në këto kushte rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm janë transportuar drejt spitalit rajonal. Grupi i ekspertizës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së nënë e bijë.Praprakisht mendohet se ato mund të jenë helmuar nga ushqimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›